STOP-EMISIONI 168(Sezoni 8) 25 Prill 2023-Si ne filma, babai takon vajzen, e rremben dhe e qeth te mos njihet.

Vjollca Zyka ka drejtuar në Stop shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën vendoset së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali. Vjollca shprehet, se nga kjo martesë vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e ciftit janë sot 26 dhe 25 vjec. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë cifti u nda.

Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjec.Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në dhjetor 2021. Gjatë takimit në djemtë dhe i ati rrëmbejnë vajzën dhe largohen. Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet.Pas denoncimeve i drejtohet gjykatës për zgjidhje martese dhe gjykata vendos t’i kthehet fëmija. Cështja shkoi në përmbarim, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi nuk i dihet adresa babait rrëmbyes.Nga informacionet tona vendndodhja e fundit, që dihej, ishte Lapraka, ku banorët tregojnë, se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.

Kryeministri Rama iu përgjigj atyre, që e kritikojnë për muzikën tallava të fushatës, duke thënë, se ata vetë bëjnë sikur dëgjojnë tallava gjithë ditën.Kreu i Partisë së Lirisë bëri kosh në një lojë basketbolli, duke thënë, se është koha për tre-pikësh edhe në këto zgjedhje.Komunistri Marko Dajti tha në emision me Ylli Rakipin, se nuk ka para për fushatë, por do u japë nga një gotë raki qytetarëve të Vlorës, pasi i kanë sjellë 100 litra raki.

Në 5 prill transmetuam denoncimin e një qytetareje, që tregonte, se në vitin 2000 babai i saj mori 2 cifte me leje. Ai ndërroi jetë në vitin 2017 dhe armët i mbajti bashkëjetuesja e tij. Për shkak të një konflikti me partneren e babait dhe një denoncimi në polici, Komisariati numër 4 sekuestroi armët, duke kërkuar, që fëmijët të bënin celjen e trashëgimisë.Pasi vajza bëri celjen e trashëgimisë, në komisariat i thanë, se duhet të bënte një kurs për përdorim arme. Pasi kaloi dhe këtë procedurë, i thanë, njëherë se njëra nga armët ishte cuar për shitje dhe njëherë tjetër, se kishte shkuar në depo.Pas një shkrese drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, na vjen përgjigja, se arma është asgjësuar, pasi ishte armë luftarake dhe jo gjahu. Në vemë në dijeni vajzën e te ndjerit, e cila falenderon dhe thotë, se është e qetë, që arma nuk është në dorën e dikujt.

Të Fundit