Rama: Jam i bindur, shumë demokratë do votojnë kandidatët e PS-së më 14 maj

Kryeministri Edi Rama beson se shumë demokratë do të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë një deklarate për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Rama u shpreh se më 14 maj do të zgjidhen personat që do i shërbejnë qyteteve për 4 vitet e ardhshme dhe se kandidatët socialistë janë më të mirë se të tjerët, e këtë e kanë treguar me punët që kanë bërë.

“Unë i kam folur një porcioni të elektoratit të anës tjetër, për të cilën kam shumë respekt. Atij porcionit të një të djathte që vjen nga inercia e një historie të caktuar dhe që ka bllokimin e vet psikologjik, për të imagjinuar se mund të votojë për Partinë Socialiste. Ndërkohë, ajo është një e djathtë e cila ka në ADN e vet një lidhje shumë të fortë me Shtetet e Bashkuara. Por nga ana tjetër, është një e djathtë që ka një komponent shumë të fortë besnikërie ndaj historisë së Partisë Demokratike, e cila nuk ekziston më dhe nuk ka për të eksiztuar më as nersër në formën që e kemi njohur deri dje. Iu kam bërë një këshillë, ku do dilni, ku do shkoni në datën 14?

Do shkoni të merrni fletën e votimit dhe të vini shenjën e aprovimit për Liken? Kështu që, kjo ka qenë. Patjetër, opsioni i parë është që të votojnë dhe do të ketë shumë nga ata, jam i bindur, që do të votojnë për kandidatët tanë. Është një zgjedhje shumë e thjeshtë, kë do marrim në punë për 4 vitet e ardhshme, për t’i shërbyer komunitetit, për të na pastruar rrugët”, theksoi kreu i qeverisë.

Të Fundit