Pak ditë më parë emisioni Stop trajtoi rastin e një pronari të një biznesi të vogël kafeje, të cilit i ishte refuzuar padrejtësisht paga e luftës.Ndërsa sot qytetari Ardit Xhakja tregon, se para pandemisë punonte si kamarier në Vibas Lunch Bar. Pas mbylljes së detyruar të aktivitetit, pronari i lokalit aplikon për pagën e luftës, por emri i Arditit rezultonte i regjistruar në një subjekt tjetër “Bar caffe Panorama”, ku ai kishte punuar vetëm 20 ditë para 7 muajsh.Ne iu drejtuam pronarit të Bar Caffe Panorama Gjergj Topalli, i cili thotë, se bëhet fjalë për një gabim të ekonomistes, që e ka harruar pa e hequr emrin e Arditit. Por Topalli premton, se do ta zgjidhë rastin, në mënyrë, që Arditi të mos penalizohet.
Sot është viti i 50-të i kremtimit të ditës së Tokës, edhe pse në kushte të vecanta.Toka është e vetmja, që po merr frymë nga pandemia e koronavirusit, për shkak, se shumë sektorë të industrisë, që ndotin planetin kanë reshtur së funksionuari,prej një muaji e gjysmë.Misuri është shteti i parë, që padit Kinën për mosveprimin e mjaftueshëm në përhapjen e virusit të rrezikshëm.Më pas tregojmë, sesi do të jetë jeta jonë në bashkëjetesë me koronavirusin. Plazhet me kabina, sediljet e avionëve me parete të ndarë e transparentë dhe dyqanet e veshjeve, ku cdo produkt duhet dezinfektuar pas cdo prove të cdo personi.
Besmir Lika nga Durrësi, i është drejtuar emisionit Stop, pasi shtëpia e tij, që ndodhet në katin e tretë të një pallati, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, rezulton e banueshme.Për këtë shtëpi, ai ka marrë një kredi që në vitin 2012, të cilën vazhdon të shlyejë.Akt-konstatimi i ekspertëve, e nxorri dëmtimin e pallatit DS3, pra dëmtim i mesëm, por i pabanueshëm. Besmiri ka dorëzuar të gjitha dokumentet, por ende bonusin e qerasë nuk e ka marrë. Në Bashkinë e Durrësit i kanë thënë, që shtëpia e tij është e banueshme, pasi kështu rezulton në sistem. Shumica e komshinjve kanë përfituar bonus qiraje dhe po marrin edhe këstin e dytë, ndërsa Besmiri nuk ka përfituar. Ne i jemi drejtuar njësisë administrative, për t’u interesuar, nëse ka ndonjë problem në dosjen e tij, por aty na thonë, se dosja është cuar në bashki.Nga ana tjetër në bashki na thonë, se është bërë një ngatërresë, përsa i përket adresës.Pas ndërhyrjes së Stop, adresa u rregullua dhe Besmiri do të jetë përfitues i dy kësteve të bonusit të qirasë.