STOP-EMISIONI 167 (Sezoni 9) 24 Prill 2024- “I varfër me mijëra hektarë pronë”, qytetari 11 vjet peng nga gjyqtarja

Ahmet Bilali, 76 vjec nga Shkodra, denoncon në “Stop” gjyqtaren Arta Llazari, e cila e ka mbajtur në gjyq për 10 vjet, kur prona e tij është me hipotekë. Gjyqi është zhvilluar mbi një dokument të Reformes Agrare i vitit 1978, i falsifikuar. Pas 10 vjetësh gjyqtarja i jep të drejtë Ahmet Bilalit, por sërish vazhdon ta mbajë peng, duke mos zbardhur vendimin prej 14 muajsh nga marrja e vendimit.76 vjecari shkon pothuajse cdo ditë tek sekretaria e Gjykatës Shkodër, për të marrë vendimin e zbardhur, por gjyqtarja Llazari vijon ta mbajë peng prej më shume se 11 vjetësh tashmë. Gjyqtarja e Shkodrës kaloi me sukses vettingun, edhe pse për të kishte me dhjetra ankesa të qytetarëve të Shkodrës.Ne kemi siguruar një ankesë nga Dhoma e Avokatisë Shkodër për këtë gjyqtare, e cila prej më shumë se dy vjetësh nuk zbardh vendimet.Vetë Bilali është ankuar shumë herë për të, që kur u krijua ILD. Por vetëm pasi gjyqtarja kaloi vettingun në 13 shkurt 2023, ILD e njoftoj qytetarin, se ka marrë nën administrim ankesën e tij. Ne arritëm të takojmë vetë gjyqtaren Llazari, por ajo u shmang dhe përdori rojat e sigurisë, për t’u fshehur.

Ndodhemi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës Shkodër. Familja Topalli ankohet, se në total duhet të paguajë rreth 6 milionë lekë të vjetra për llogari të OShEE-së. Sipas Rrok Topallit, familja e tij ka ikur nga ky fshat në vitin 2004, duke mos përdorur më energji, teksa në sistem, kontratën e kanë e ende të pambyllur. Ai thotë, se është dakord, që të paguajë vetëm detyrimet e mirëmbajtjes, por ankohet për dy gjoba, që kapin vlerën e dy milionë lekëve për dy muaj të ndryshëm në vite të ndryshme.OSHEE Vau i Dejës erdhi në vend, për verifikimin e situatës, por nuk dihet, se për cfarë janë vendosur këto shifra kaq të larta. “Stop” i është drejtuar drejtorisë qëndrore të OSHEE-së, dhe pritet verifikimi i situatës.

Kreu demokrat Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët, nëse do të ndërmarrë ndonjë protestë kundër qeverisë, tha, se protesta nuk është antibiotik për aneminë ose infeksionin e kësaj qeverie.Në fakt, para ndarjes së PD-së, Basha provoi disa herë të trondiste qeverisjen me protesta, por pa sukses.

Të Fundit