Stop -EMISIONI 167 (SEZONI 4) 23 prill 2019- Sarandë, skandali i bashkisë, jep leje ndërtimi në shkelje ligjore.

Në mars të vitit 2019 Bashkia e Sarandës jep një leje ndërtimi për shtesë objekti, ku kjo e fundit është edhe një herë më e madhe se objekti ekzistues.Për objektin e ri nuk është respektuar distanca prej 15 metrash nga pallati 6-katësh kufitar.Një prej banorëve, Kreshnik Hoxhaj, thotë, se jo vetëm rrezikohet jeta e 30 familjeve, por ndërtesa e re, bllokon fare dritën e pallatit ekzistues.Në hipotekën e Sarandës mësojmë, se për shkak të problematikës, KLSH ka bërë urdhër kufizimi për objektin në tetor 2018, gjë që do të thotë, se bashkia nuk duhet të jepte leje ndërtimi.Ndërsa në bashki, nuk japin shpjegime për këtë ngërc.

Demagogjia e udhëtimit me libër/ përbetimi bindës i Kryemadhit.

Nisma e ministres së kulturës Elva Margariti, që në ditën ndërkombëtare të librit, do të udhëtohej falas në autobusët urbanë të kryeqytetit, nuk ka gjetur zbatim. Gazetarët e “Stop” provuan të udhëtojnë me libër në vend të biletës, në linjën e kombinatit, unazës së re dhe uzinës së autotraktorëve, por iu desh të paguajnë, si në ditët e zakonshme.Sot ishte afati i fundit i regjistrimit të partive politike ne KQZ dhe ndër të tjera prjesëmarrëse në votime, do të jetë edhe “Bindja Demokratike” e kryesuar nga Astrit Patozi.Koalicioni opozitar nënshkroi sot marrëveshjen, për të mos marrë pjesë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Renaldo iu drejtua qytetarëve, për t’i pyetur, nëse janë të bindur, që politikanët nuk kanë vjedhur, pas deklaratës së Monika Kryemadhit, që nëse ka marrë një cent, le t’i bëhen helm për fëmijët e saj.

Pa Nipt e me hartë të falsifikuar, si u mor leja e ndërtimit në Sarandë.

Inxhinieri i Zyrës Urbanistike në bashkinë e Sarandës e heq përgjegjësinë nga vetja, edhe pse është ai personi që ka zbardhur lejen.Nga ana tjetër firma e ndërtimit, që ka aplikuar për lejen, “Alb Beton”, nuk ka Nipt. Nipti i publikuar nuk ekziston në QKB.Këtë e vërteton edhe arkitekti i zyrës teknike në bashkinë e Sarandës.Shkelja tjetër është falsifikimi i hartës së pronës dhe kjo vërtetohet në hipotekën e Sarandës.

Të Fundit