Pallati shpallet i pabanueshëm nga “emergjencat”, bashkia nuk ndërhyn.
Banorët e pallatit 13 në rrugën “Ali Visha”, në vitet ’90 kanë ndërtuar një shtesë pallati, që sot rrezikon të shembet e t’i zerë brenda.Elez Peposhi tregon, se njëra nga dhomat, ku krisja është e dukshme, nuk hapet e përdoret fare.Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premci, thotë, se përgjegjësia për lejimin e shtesës, është e bashkisë dhe hipotekës. Ai pohon, se struktura, që ai drejton, e ka shpallur të pabanueshëm pallatin në fjalë, duke kërkuar të ndërhyhet. “Stop” mësoi, se dojsa për këtë ndërtesë, është në bashki, që në dhjetor 2016, por ende nuk ka një afat, se kur do të merren masa për zgjidhjen e problemit.
Fier, pensionistit i mbajnë pjesë nga pensioni, Stop i zgjidh problemin.
Banush Kanani, një pensionist në Fier ankohet në “Stop”, se prej disa muajsh i mbajnë një pjesë të pensionit të përmuajshëm në mënyrë të padrejtë.Ish-ushtaraku së bashku me gazetarën e emisionit, ballafaqohet me punonjësit e ISSH-së, ngaku merr premtimin e zgjidhjes së problemit të tij.I lumtur dhe plot humor, Banushi thotë, se në 1 maj, kur do të marrë dhe pjesët e mbajtura të pensionit, “do të bëjë namin”…
Stop” con më tej nismën “dhuro një karrocë”!
“Stop” ka cuar më tej nismën “dhuro një karrocë”, për të gjithë personat me pamundësi fizike. Një e tillë i shkoi Servete Hasës në Kinostudio, dhuratë nga një zonjë.Një tjetër u dërgua në Paskuqan te 16 vjecari Florenc Kanina, siguruar nga Fondacioni “fëmijët shqiptarë” dhe zonja Liri Berisha. Përfitues të tjerë të karrocave, ishin edhe Myftar Huqi në qytetin e Nxënësve dhe Shaqo Mucaj në Frakull të Madhe.Të gjitha falenderojnë stafin e emisionit “Stop” dhe dhuruesit, për këtë mundësi, që i lehtëson sadopak jetën.