Urdhri i Stomatologut ndodhet në një krizë të thellë institucionale, me dy persona, që pretendojnë drejtimin: Arben Muçaj, i zgjedhur në mënyrë ligjore në vitin 2025, dhe Almiro Gurakuqi, i vetëshpallur president.Konflikti ka rrënjë që në vitin 2020, kur Gurakuqi kundërshtoi në gjykatë zgjedhjet dhe kërkoi pezullimin e tyre. Megjithatë, në prill 2025 ai u vetëshpall president, ndërsa në nëntor 2025 Gjykata e Apelit rrëzoi padinë e tij dhe njohu si të ligjshme zgjedhjet e mëparshme. Paralelisht, u zhvilluan zgjedhje të reja, ku u zgjodhën Bashkim Murati për Tiranën dhe Arben Muçaj në krye të Urdhrit.Pavarësisht kësaj, sipas pretendimeve, Gurakuqi ka uzurpuar institucionin, duke marrë vulën, zyrat dhe duke larguar administratën. Situata është përkeqësuar edhe nga dyshimet për ndërhyrje të zyrtarëve shtetërorë në çështje administrative si NIPT-i, si dhe nga dublimi i vulës dhe dokumentacionit zyrtar. Kjo ka krijuar një situatë kaotike me dy struktura paralele dhe paqartësi mbi drejtimin ligjor të institucionit.
Një ide humoristike dhe e pazakontë po qarkullon si “zgjidhje” për trafikun e rënduar në Tiranë: një makinë që hapet dhe shndërrohet në helikopter. Videoja po shpërndahet si satirë mbi trafikun e përditshëm në kryeqytet dhe dëshirën për zgjidhje sa më ekstreme për të shmangur bllokimet rrugore.
Në fshatin Varibop të Njësisë Administrative Cakran në Fier, qytetari Fadil Yzeiraj denoncoi, se është detyruar të paguajë 860 mijë lekë taksa për tokën dhe ndërtesën, të papaguara që nga viti 2011, me qëllim certifikimin e pronave të tij.Sipas ligjit, që parashikon fshirje dhe ulje të detyrimeve tatimore nga viti 2026, Yzeiraj nuk duhej të paguante taksa për periudhën 2011–2014, dhe për vitet 2015–2019, duhej të paguante vetëm 50% të detyrimit, ndërsa për vitet e tjera vetëm kamatëvonesat deri në 2024. Megjithatë, nga administrata vendore i është kërkuar pagesë 100% pa aplikuar lehtësitë ligjore.Ai tregon, se është informuar vetë për ligjin dhe ka kërkuar sqarime në njësinë administrative, ku është përballur me mungesë informacioni. Specialistja e administratës, Marinela Shuteriqi, ka deklaruar, se çështja do të zgjidhet, por kërkohet dokumentacion zyrtar për të bërë rillogaritjen.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, rasti u referua zyrtarisht në Bashkinë e Fierit, e cila pranoi, se qytetari ka paguar më shumë, se sa duhet dhe se do të bëhet rillogaritje, me mundësi kthimi të parave, ose kompensimi të tyre si detyrim tatimor në vijim.



