STOP-EMISIONI 164 (Sezoni 9) 19 Prill 2024-Video-skandali, makinat e dhuruara nga ambasada angleze pa siguracion

Në dhjetor 2023 ambasada britanike i dhuroi 50 automjete Drejtorisë së Burgjeve në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për shqiptarët, që vuajnë dënimin në UK dhe që do të ekstradohen në Shqipëri.Sipas një denoncimi, këto automjete lëvizin pa siguracion, në shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor, sipas të cilës, nëse këto mjete aksidentohen, të tretët nuk janë të mbuluar.Fatmir Hasho ekspert autoteknik, shpjegon detajet dhe dokumentacionin, që duhet të ketë një automjet në qarkullim.Eksperti Dardan Gjata shpjegon, se cfarë ndodh, nëse automjetet e pasiguruara përfshihen në aksident.Ne pyetëm në Drejtorinë e Burgjeve për këtë problem dhe në një bisedë jashtë kamerave, drejtori Klevis Qose na konfirmoi, se automjeteve u mungon siguracioni. Por meqë po e trajton emisioni “Stop” këtë problematikë, ai premton, se procedura do të publikohet menjëherë dhe shumë shpjet do të shpallet kompania fituese e sigurimit, që do të pajisë me siguracion rreth 50 automjetet e dhuruara nga Qeveria Angleze.

Jemi në Milot për rastin e qytetarit Gjin Gega, i cili në vitin 2021 është njoftuar për një faturë rreth 400 mijë lekë të vjetra nga UK Kurbin për periudhën 2008-2014. Gjini thotë, se në atë kohë gjithë zona ka mbushur ujë në mënyrë private nga një burim dhe i kanë paguar 5 mijë lekë të vjetra personit, që merrej me këtë. Ai vetë e përdorur shtëpinë vetëm në kohë pushimesh, pasi është emigrant në Itali që nga viti 2002. Edhe një zonjë në të njejtin pallat tregon, se ka po këtë problem faturimi.Ne shkuam në Ujësjellës kanalizimet e Kurbinit dhe përgjegjësi Drilon Aliu thotë, se regjistrat kanë ardhur me konsum uji dhe është bërë shpërndarja e faturimit aforfe. Sipas tij, askush nuk është ankuar, që do të thotë, se kanë marrë shërbim. Në këto kushte Gjini detyrohet të bëjë pagesën për ujin, që nuk i ka rrjedhur në rubineta, e të kthehet aty, ku jeton.

Cfarë i bën shqiptarët të ndjehen e të sillen ende si fëmijë mes 100 halleve dhe problemeve? Me këtë pyetje i jemi drejtuar qytetarëve të kryeqytetit dhe përgjigjet e tyre janë plot humor. Shumë prej të intervistuarve kujtojnë lojrat e fëmijërisë me litar apo topa djegsi, lojra me të cilat, mbajnë gjallë fëmjën brenda vetes.

Të Fundit