STOP-EMISIONI 163(Sezoni 6) 21 Prill 2021-Vlore/ Banakieri borxhli ne tatime, pronari i lokalit e regjistroi si administrator.

Mariglen Leka pohon, se në vitet 2016-2017 ka punuar si banakier në një bar-kafe në qytetin e Vlorës, të njohur si “Bar Rei”, i punësuar nga Adhurim Demiri.I riu thotë, se ka punuar aty 6-7 muaj dhe më pas ka ardhur në Tiranë.Në vitin 2019, shkon pranë një banke për të kryer disa veprime dhe i thonë, se llogaria e tij është bllokuar nga Bashkia e Vlorës.Marigleni shkon në Vlorë dhe aty kupton, se është debitor i një shumë të madhe parash, rreth 24 milionë lekë të vjetra, pasi nuk ka paguar detyrime dhe taksa kundrejt Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Tatimeve dhe Taksave Vendore të bashkisë.Pasi interesohet për borxhet e paditura, i thonë, se ai rezulton administrator i subjektit “Bar Kafe Rei” dhe nuk ka shlyer detyrimet e bisnesit, pasi figuronte i regjistruar me Nipt në emrin e tij në të gjitha dokumentet.Në këtë moment, sic ka deklaruar edhe në prokurorinë e Vlorës, Marigleni ka njoftuar ish-pronarin, Adhurim Demiri dhe ky i fundit i ka thënë, se do ta rregullojë me ekonomistin. Më pas u shpreh, se duhet të presë për ndonjë amnisti.

Presidenti Meta deklaroi sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, se të gjithë duhet të mprehin cfurqet e kazmat, për t’i përdorur, nëse preket një votë në 25 prill.Po sot, i pyetur për akuzat, se është shfaqur me kapuc në Gjirin e Lalzit, me subjekte të OFL-së, Ilir Meta tha, se përdor kapuc, pasi shpesh bën sauna.Nga ana tjetër Monika Kryemadhi tha, se aktivistët e LSI-së i përdorin kapucët, si pjesë e veshjes së tyre simbolike.

Në lokalin “Bar kafe Rei” ka punuar si kamarier edhe Lulëzim Kopaçi. Ai ka deklaruar në Prokurori, se është paguar nga Adhurimi në fillim, e më pas nga Marigleni.Por ai pohon, se Marigleni është hallexhi si ai vetë.Në QKB punonjësi shprehet, se Nipti për të cilin bëhet fjalë, nuk është hapur tek ai, ndërsa ekspertiza provon, se firma nuk është e Mariglenit.Së fundmi emisioni “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Vlorës. Përgjegjësi u shpreh, se nuk e dinte, që ai ishte Marigleni, pasi zakonisht shkonte Adhurimi me kartën e Mariglenit.Prokuroria e Vlorës duhet të rinisë hetimet, pasi deklaratat e bëra me dije për emisionin Stop, kanë nxjerrë në dritë detaje, që bien në kundërshtim me ato që janë dhënë në prokurori.

Të Fundit