STOP-EMISIONI 163 (Sezoni 9) 18 Prill 2024- Blejnë shtëpi e rrinë 6 vjet me qira, sherri i ortakëve lë jashtë të moshuarit –

Jemi në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, për problemin e zotit Muharrem Memaj, i cili që në vitin 2018 ka bërë kontratë për një apartament në firmën “Klevis construksion 2007”.Muharremi thotë, se e ka likujduar pagesën e apartamentit, por nuk po merr celësat.Ai bashkë me të shoqen rrinë në apartament me qira, pasi ortakët e firmës kanë konflikt.Administratori i “Klevis konstruksion 2007”, Astrit Alushi, shpjegon, se apartamenti i zotërisë ndodhet në katin, ku punimet janë bërë nga “Duka konstruksion”, që i mban të bllokuar dhë cështja është në gjykatë. Opsionin për ndërrim apartamenti zoti Memaj nuk e pranon, ndaj situata ka mbetur pa zgjidhje. Ne kërkuam edhe një shpjegim nga “Duka konstruksion”, aksioneri i të cilit, doli me pretendimin, se firma “Klevis Konstruksion” ka dalë nga leja, ndaj nuk bëhet kolaudimi i pallatit.

Jemi në Durrës për denoncimin e një të moshuare 75 vjecare, e cila na tregon sesi para 14 vitesh Nexhmije dhe Enkelejda Maze i kanë marrë më shumë se 25 milionë lekë. Ajo thotë, se sot, pas 14 vjetësh, dy të akuzuarat ende i detyrohen 15 milionë lekë të vjetra. Pavarësisht se ka vendim gjykate dhe cështja është në përmbarim, zonjave Maze nuk u gjenden pasuri të luajtshshme ose të paluajtshme. Pa adresë dhe me pretendimin, që janë në Itali, është kjo skema e borxhlijeve, për të shmangur detyrimin. “Stop” ka siguruar një vendim gjykate, ku Enkeleda Hoxha në 2017-ën mbante mbiemrin Maze dhe është dënuar për falsifikim. Ne telefonuam bashkëshortin e Enkeleda Mazes, i cili thotë, se nuk ka dijeni për borxhet e gruas së tij.

Një qen i ka bërë një lojë të zotit, duke i hequr kapelen, ndërsa ky i fundit i jepte makinës.Një mace ka vendin e vet në divan, të cilin nuk ia lëshon askujt.Një majmun sheh filma për fëmijë, si të ishte njeri.

Të Fundit