Denoncimi i radhës në Stop vjen për ekspertin Eduard Kelmendi.Ndricim Bici, jë qytetar nga Shkodra,ka përfunduar në Gjykatën e Shkodrës, për një cështje pronësie, për të cilën ishte në konflikt me komshinjtë e tij.Gjatë procesit lindi nevoja për topograf dhe gjyqtarja Izabela Radovani thirri topografin Eduard Kelmendi.Për shkak të problemeve, që lindën Ndricimi tregon, se u interesua nga Drejtorinë e rregullimit të lejeve dhe Licensave dhe mori përgjigje, se Eduard Kelmendi, nuk mund të ushtrojë profesionin e tij, për shkak të mbarimit të afatit të licensës. Shkresa iu vu në dispozicion gjyqtares, por ajo nuk e mori në konsideratë, ndaj cështja shkoi në Prokurorinë e Shkodrës.Vetë Eduard Kelmendi pretendon, se është pajisur me pas me licensë.Ndrësa Izabela Radovani nuk dha shpjegime, por u ngujua në zyrë,për të mos u përballur me gazetaren e emisionit Stop.
Këngëtari i njohur shqiptaro-amerikan Gashi ka shkruar në rrjetet sociale për emisionin Stop, duke u shprehur, se është i preferuari i babit të tij. Kryeministri Rama ka shpërndarë në facebook-un e tij një këngë labe nga ansambli Cipini, që këndojnë të ndarë, por jo të braktisur.Drejtori i DPAP i ministrisë së arsimit, Selman Hodaj, ka njoftuar mësuesit nga makina e tij, se mësimi do të rinisë për klasat e 9-ta dhe maturantët, duke parë mundësinë e studimit vetëm 10 veta në një klasë.Nga ana tjetër në rrjet po qarkullon një peticion, që kërkon anulimin e provimeve të maturës shtetërore për këtë vit, për shkak të pezullimit të mësimit nga situata e koronavirusit.
Pak kohë më parë emisioni Stop transmetoi cështjen e tenderit të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe makinerive spitalore, tender, që dyshohet, se e ka të paracaktuar fituesin.Manipulimi i procesit është bërë përmes vendosjes së disa kritereve, që penalizojnë 6 operatorët e tjerë, që operojnë në këtë treg prej 20 vjetësh.Stop ka mësuar të tjera detaje, për atë, që po ndodh me këtë tender, në mënyrë që fitues të shpallet një kompani austriake me partner shqiptar.Zyra juridike e QSUT-së ka bërë një gabim, duke harruar të heqë kriterin e Autorizimit të Prodhuesit,që do të thotë, se firma fituese duhet të ketë një kontratë me një nga kompanitë, që prodhojnë pjesët e këmbimit për aparaturat mjeksore dhe kompania Austriake me ortak shqiptar nuk e ka një të tillë. Për të anashkaluar këtë kriter, Stop ka mësuar, se po kërkohet pezullimi i tenderit, për shkak të situatës së koronavirusit dhe kur procesi të rihapet, kriteri penalizues për kompaninë, që pritet të fitojë, do të hiqet.