STOP – EMISIONI 162 (SEZONI 3) 17 prill 2018 Bulqizë, aksidenti flagrant dhe dritë-hijet e hetimit të mangët.

Emiliano Lami, nga Bulqiza tregon për “Stop”,sesi iu aksidentua djali, Marioli, ndërsa ishte jashtë me shokët. Emiliano rrëfen, se djali shpëtoi nga vdekja, por aksidenti nuk u hetua nga komisariati i Bulqizës dhe prokuroria e Peshkopisë.”Stop” ka në dorë një parafango makine të një automjeti Nisan fuoristradë, por policia nuk e administron si provë. Prokurori i cështjes, Rifat Kojku thotë, se për rastin është bllokuar një makinë, ndërsa provën e re duhet ta dorëzojë OPGJ, Artur Braho.

Mësuesit dhe morali, që u japin nxënësve.

Një mësuese me emrin Marjeta nga Gjirokastra shfaqet duke goditur fizikisht një nxënës. Mësuesja e bio-kimisë në gjimnazin “28 nëntori” në Burrel, Flutura Zeneli u thotë, nxënësve, se mund të kenë pirë drogë. Në Lezhë mësuesja Donika Haxher u thotë, nxënësve, se ky është një popull prostitutë. Janë këto disa nga videot, që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” dhe tregojnë realitetin e padenjë të auditoreve në institucionet tona të arsimit.

Aksidenti Bulqizë, nuk merren pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat.

Emiliano Lami, babai i djalit të aksidentuar në Bulqizë,i kërkon OPGJ Artur Braho, të marrë si provë parafangon e gjetur. Por ky i fundit, megjithëse e fton të dorëzojë provën, nuk përgjigjet më. Madje polici roje thotë, se nuk mund ta lerë provën, se ai që e ka fshehur, do të mbajë përgjegjësi. Përmes dëshmive, “Stop” ka mësuar, se nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë në asnjë prej subjekteve, që kanë aktivitet në rrugën Bulqizë-Shupenzë.

Të Fundit