STOP – EMISIONI 161 (SEZONI 2)

Nga semaforët jofunksionalë tek dasmat pa leje…
Disa semaforë në Tiranë nuk funksionojnë, duke shkaktuar kaos në trafikun e coroditur të kryeqytetit. “Stop” realizon një vëzhgim tek Rruga e Elbasanit e po kështu edhe pranë Katedrales së Krishterë, aty ku mundësia për kalimin e këmbësorëve nuk ekziston. Më pas, një material humoristik mbi dasmat dhe nevojën, për të marrë leje për to.

E rrallë, bën 9 muaj murg me akuzën e mashtrimit, akuzueset nuk e njohin.
Qytetari Pashk Pjetri tregon në “Stop”, se në shkurt 2012 i kërkuan të paraqitet në Prokurorinë e Shkodrës, ku i thanë, se kishte mashtuar 2 gra, duke u marrë nga 5 milionë lekë, për t’i shpëtuar nga burgu. Pashku thotë, se as që i njeh dy gratë në fjalë Valbona Smajli dhe Luiza Matllia. Madje edhe këto të fundit deklaruan në Gjykatë, se nuk kanë njohje me Pashk Pjetrin. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, që Pashku të clirohej nga akuza. Ai bëri 9 muaj e gjysmë burg në burgun e Shën Kollit dhe sot kërkon pafajësi e dëmshpërblim.”Stop” komunikoi me dy zonjat dhe me njërën prej tyre, Luiza Matllia bëri edhe një ballfaqim. Por mes të dyve, nuk rezultoi asnjë njohje dhe Luiza e pranoi këtë fakt.

Shkodër, Kuvendi Franceskan i sjell qytetares murin te dritarja.
Ana Sheldia, një banorë e vjetër e qytetit të Shkodrës, denoncon në “Stop” konfliktin që i ka lindur me Kuvendin Franceskan të qytetit. Ky i fundit ka zgjeruar hapësirën, duke ndërtuar një mur fare pranë dritares së zonjës. Në Kuvendin Franceskan prift Ladi nuk pranon të japë shpjegime mbi këtë mur. Ndërsa në Bashkinë e Shkodrës, zëdhënësi Sead Cena, thotë se për rastin e ndërtimit në fjalë, nuk as leje dhe as deklarim.

Të Fundit