STOP-EMISIONI 160(SEZONI 7) 14 Prill 2022-Tropoje/ Firma e kromit zapton burimin e ujit, falsifikon firmat e banoreve. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 160(SEZONI 7) 14 Prill 2022-Tropoje/ Firma e kromit zapton burimin e ujit, falsifikon firmat e banoreve.

Jemi ndalur në Tropojë në këtë pjesë të emisionit. Shoqëria “Evi Construction dhe Evi Mineral Invest”, që prej vitit 2014 ka marrë një leje minerare për të shfrytëzuar krom në fshatin Zogaj të Tropojës.Banorë të lagjes Mjekërbardhë të këtij fshati, kërkojnë, që kjo firmë të largohet prej burimit të ujit të pijshëm, si dhe nga tokat e tyre.Ata thonë, se firma në fjalë, me administrator z. Admir Demiri, ka tejkaluar koordinatat dhe ka dëmtuar burimin e ujit të pijshëm.Konflikti është përshkallëzuar deri në kërcënime. Në vitin 2015 , banorët e lagjes Mjekërbardhë të fshatit Zogaj, u ankuan në AKBN dhe erdhi përgjigja, se shoqëria në fjalë, i kishte tejkaluar këto koordinata, duke cënuar burimin e ujit të pijshëm.AKBN i kërkoi kësaj shoqërie të mos dëmtonte pasuritë e tyre, sic janë tokat dhe të mos rrezikonte ujin e pijshëm. Aso kohe, AKBN u shpreh se vazhdimi i punimeve afër vendburimit të ujit, rrezikonte furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.Por administratori i Evi Constraction thotë, se ka zgjeruar lejen dhe ka të drejtën për të nxjerrë krom pikërisht aty ku ndodhet burimi.Kryetari i fshatit Zogaj shprehet, se ekziston një listë me firma, e servisur si nga banorët e fshatit, por të gjithë ata banorë, që kanë firmosur, janë të fshatrave të tjerë.

Zgjedhja e presidentit të republikës është temë ditë në politikën shqiptare. Ne ishim në Kongresin e PS-së dhe pyetëm delegatët, sesi duhet të jetë presidenti i ri, i shkurtër dhe i trashë apo i hollë dhe i gjatë.Të tjerë delegatë i kemi pyetur, nëse presidenti duhet të jetë i bukur si për kopertinë. Përgjigjet e të intervistuarve janë nga më të ndryshme dhe plot humor.

Banorët e fshatit Zogaj të Tropojës, thonë, se ndjehen të rrezikuar nga administratori, i cili nuk i lejon të shkojnë në zonën, ku ndodhen tokat e tyre dhe burimi i ujit. Njëra nga banoret merr në telefon inspektorin e policisë, por ky i fundit, i thotë, se firma ka të drejtë, ndaj nuk duhet ta marrë më në telefon. Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, premton, se do të ngrejë një grup pune për problematikën e banorëve të fshatit Zogaj me tokat e tyre dhe burimin e ujit të pijshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *