STOP-EMISIONI 160(Sezoni 10) 16 Prill 2025- I le shokut makinen 43 mije euro per dy jave, ai e shet, kalvari i gjyqeve.

Gabriel Këputa denoncon në redaksinë tonë shokun e tij Olti Klosi, të cilit në vitin 2015 i le makinën Mercedens S Class me vlerë 43 mijë euro për disa javë, derisa të kthehej nga Belgjika, ku jetonte prej 33 vjetësh. Pasi u kthye, Olti fillimisht iu shmang e më pas i tha, se makinën ia kishte lënë peng për 12 mijë Saimir Halilit. Gabrieli bën denoncim dhe cështja shkon në Prokurori në dorë të prokurorit Bilbil Mete. Ky i fundit bllokoi makinën, për llogari të denoncuesit, por në ruajtje ia la blerësit, që e kishte marrë ilegalisht, Saimir Halili. Gjyqtari Ervin Pollozhani i dha të drejtë Gabrielit, duke dalë me vendimin, që ky automjet t’i kthehej të zotit në vitin 2016. Vendimi mori formë të prerë dhe iu përcoll Përmbarimit Shtetëror të Tiranës. Përmbaruesi i ka bllokuar llogarinë debitorit dhe një automjet tjetër në pronësi të tij, por Mercedezin nuk e ka gjetur dot. Ai ka kërkuar nga policia, që ta bllokojë mjetin, duke e nxjerrë në sistemin Alert. Por policia nuk ka reaguar dhe mjeti ka vijuar të marrë gjoba në Tiranë, në shumën rreth 5 milionë lekë të vjetra, edhe pse duhej bllokuar, pasi kishte dalë në alert.

Dy breshka janë filmuar duke “inskenuar” episodin kult të kinematografisë, përqafimin e famshëm të dy të dashuruarve në filmin “Titaniku”.Videoja e pazakontë është bërë menjëherë virale.

Kemi shkuar në tregun e madh të perimeve në Lushnjë, aty ku fermerët e zonës e jo vetëm, tregtojnë produktet e tyre.Pasi kemi vëzhguar cmimet për një sërë produktesh, ata shprehen shqetësimin, se prodhimi i tyre shitet disafish më shtrenjt në Tiranë.Disa fermerë thonë, se detyrohen t’i shesin lirë prodhimet e tyre, aq sa nuk munden të shlyejnë edhe kostot.Sipas ekspertit të ekonomisë Klaudio Bushaj, ka një luhatje shumë të madhe të cmimeve nga ata, që i prodhojnë, tek ata, që i shesin te konsumatori final.

Të Fundit