Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon, se zgjodhi të kthehet nga emigracioni dhe të japë kontributin e tij në qytetin e lindjes, në Lezhë. Ndreka thotë, se zgjodhi për transport shoqërinë “Taushani Transport”. Bëri pagesën 500 euro dhe priste pajisjet e shtëpisë, por ato nuk erdhën asnjëherë, pasi shoferi u arrestua në doganë dhe malli u bllokua. Yllit i kanë thënë, se shoferi kishte tejkaluar peshën. Por shoferi doli i lirë dhe malli ende vazhdon i bllokuar.Qytetari bisedoi me avokatin e shoferit, i cili nuk i jep informacion për akuzën.Nga akti i njoftimit mësojmë, se personi i shoqërisë së transportit, akuzohet për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me mallra të tjera dhe kalim i paligjshëm kufiri”.Por i akuzuari thotë, se ka miq e shokë dhe do t’ia dalë, madje do t’i japë edhe Yllit ndonjë lek.
Shoqata “Cunat e Bostonit” dhe emisioni “Stop” kanë ndihmuar me sende të nevojshme Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhe disa familje në kushte të vështira në Shijak.Nga ana tjetër, Ilirjan Manushi, që prej vitesh jeton e punon në Itali, ka ndihmuar me 550 euro Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.
A janë shqiptarët xhelozë. Nëse do t’i ndanim me gjini, kush janë më shumë xhelozë, burrat, apo gratë. Në kemi pyetur qytetarët e Tiranës, duke i vënë edhe në situata konkrete, për masën dhe formën e tyre të xhelozisë. Përgjigjet e të intervistuarve, do t’ju gajasin së qeshuri.