Artikulli i “Express Uk” i përkthyer e përshtatur në shqip, më poshtë:

Në një video të bërë publike në Instagram, Aleks flet me persona të tjerë të njohur në Ballkan për numrin e ‘fermave të barit’ që ai zotëron në Angli.

“Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, thotë ai në rrjetet e tij sociale ku nuk mungojnë as sharjet.

Duhet theksuar se Visha ndiqet nga një numër i lartë njerëzish në rrjetet sociale.

Në video të tjera që kemi arritur të gjejmë, Aleks fton vëllanë e tij Dor për të festuar “korrjen” e bimëve të kanabisit në Britaninë e Madhe. Dyshja shihen duke qeshur duke thënë “bëj gati birrat“, ndërkohë që shprehen të shqetësuar për cilësinë e drogës. Në një tjetër story në Instagram ai shihet duke ndjekur punën në një prej fermave të tij të kanabisit.

Aleks dhe Dor Visha

Në vitin 2022, Daily Mail publikoi disa pjesë të shkëputura nga live stream-i i Aleks në Instagram, ku ai e thotë hapur se e “urren Britaninë dhe policinë e saj.”

Përpos faktit që ai del e flet hapur për punën e tij të jashtëligjshme, “Express” ka mësuar se ai është futur në Britani disa herë, fakt i dokumentuar përmes fotove që ai vetë ka bërë publike nga aeroporti i Luton, Leicester apo Londra.

Instagram dhe Tik Tok ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj llogarisë së Aleks Vishës, që kur janë vënë në dijeni për rastin. Ne po ashtu kemi ndarë detaje me Agjencinë Kombëtare të Krimeve  e cila u përgjigj duke theksuar se “po ndjek me vëmendje çdo grup kriminal që paraqet rrezik për sigurinë dhe ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne po punojmë me partnerët shqiptarë dhe jo vetëm, për të kuptuar kërcënimin, për të identifikuar të dyshuarit e rrezikshëm apo grupet nën hetim dhe të mbrojmë Anglinë nga krimi i organizuar”, shtoi më tej Agjencia.

“Home Office” nuk ka dhënë ende një përgjigjie për personin në fjalë, por ka një konstatim të përgjithshëm për fenomenin.

“Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë sëbashku për t’u hequr sa më shpejt lejen e qëndrimit në Angli të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla.”/tvklan.al