Pak kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Kastriot Frangu, i cili kishte bërë protezën e gojës te klinika dentare “Dental Turk”. Ai rrëfeu se kishte probleme me këtë protezë, por klinika nuk e dëmshpërbleu dhe as ia ribëri protezën.
“Ky vendim që kanë marrë ndaj Denisës nuk më zgjidh mua problemin tim. Prandaj erdha këtu të riankimoj vendimin se nuk jam aspak i kënaqur për problemin tim”, u shpreh Kastriot Frangu.
Juristi i Urdhrit të Stomatologut, Alban Peca tha se palët e pakënaqura nga vendimi i Komisionit të Shkallës së Parë Disiplinor mund të ankimojnë brenda 30 ditësh në Komisionin e Apelit, nga ku vendimi del brenda 60 ditëve dhe është përfundimtar.
Ai u shpreh se ligji numër 127 i USSH nuk e parashikon kthimin e parave apo ribërjen e protezës, pasi ky institucion kryen vetëm gjykimin profesional të dëmtimeve që i shkaktojnë stomatologët pacientëve.
Juristi Peca shtoi: “Ministria dhe inspektoriati kanë kompetencën për të ndërmarrë veprime ndaj klinikës”.
Në këto kushte, qytetari ankimoi në Komisionin e Apelit të Urdhrit të Stomatologut.
Nga ana tjetër, kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda tha se ka ngritur një grup ekspertësh për verifikimin e rastit.
“Inspektimi fillon sot dhe do të jetë në themel për të parë të gjithë veprimtarinë e kësaj klinike. Ne bashkë me USSH do të nxjerrim përfundimet e duhura dhe do t’ju vëmë juve në dispozicion të gjithë materialin”, u shpreh kryeinspektori.
Urdhri i Stomatologut vendosi që drejtuesi teknik i klinikës të jetë stomatolog dhe klinika të ketë të paktën 3 të tillë. Drejtuesi teknik, sipas këtij vendimi, duhet të pajiset me licencë të veçantë nga USSH.
“Këtë shkresë ia kemi dërguar edhe QKB-së që në licencën që do të japë për klinikat dentare të mëdha t’ju kërkojnë licencën e dhënë nga USSH për drejtues teknik. Është licencë e veçantë”, tha juristi i Urdhrit të Stomatologut.
Ai shtoi se nuk do të lejohen më, në klinikat dentare, drejtues teknikë që nuk kanë eksperiencë mbi 5-vjeçare në stomatologji.
Gazetarja e emisionit “Stop” tregon se pacientin Kastriot Frangu e mbron dhe ligji, pasi sipas Kartës Shqiptare të të Drejtave të Pacientit, ka të drejtën e ankimimit dhe kompensimit të dëmtimit fizik, moral apo psikologjik, që ka ardhur si pasojë e një trajtimi të shërbimit shëndetësor.
Kaos parlamentar, miell, shishe letra e banalitet në seancë.
Seanca e sotme parlamentare u karakterizua sërish nga kaosi. Ajo u ndërpre disa herë dhe asnjë sekondë nuk u zhvillua në atmosferë normale. Deputetët e opozitës zunë foltoren, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve të protestës së Rrugës së Kombit.Flamur Noka hodhi miell në drejtim të kryeministrit, ndërsa Ditmir Bushati ia ktheu me ujë demokratëve.Në seancën e pazakontë nuk munguan edhe shprehjet banale të deputetëve ndaj njëri-tjetrit.
Humanizëm e solidaritet për të pamundurit në “Stop”.
Nisma “the best” është bashkuar me emisionin “Stop”, duke dërguar në pediatri 12-të zarfe me nga 100 euro për fëmijët e pavionit të onkologjisë.Ndërsa në Baldushk “Stop” dhe “Fundjava ndryshe” kanë ndihmuar me ushqime familjen e Hasan Qemallit, një familje e varfër e me probleme shëndetësore.Qytetari Elgert Kasa dhuroi 200 mijë lekë për këtë familje.