STOP-EMISIONI 156 (Sezoni 9)-9 Prill 2024 – “Me rrahu gruaja”, cfare rezultuan shenjat ne trupin e burrit denoncues?

Arta Ruko denoncon ish bashkëshortin Lorenc Shëngjergji dhe avokatin e tij Jorid Shara, të cilët, sipas saj, kanë inskenuar një situatë dhunë, pëe të përfituar pasuri. Pas 12 vjetësh divorc, Arta thotë, se ish-bashkëshorti i ka ardhur në shtëpi dhe ka bërë denoncim të rremë në komisariatin e Lushnjes, për të përfituar nga pasuria, apartamenti, ku ajo jeton.Me kamera të fshehtë Arta takon opgj-në në policinë e Lushnjes, Bledar Levonja, i cili pranon, se dy denoncimet nga ish-burri janë dhe shenjat e dhunës të pretenduara, rezultuan ekzema nga kqyrja mjeko-ligjore.Në ditën e gjyqit, ne pyetëm dhe ish burrin, Lorencin për dhunën, por ai tha vetëm, se nuk ka ku të flejë.Në fund Arta i kërkon edhe avokatit të ish-bashkëshortit, të ndalojnë inskenimet e sajesat dhe të kërkojnë ligjërisht përpjesëtimin e pasurisë.Në këto kushte, gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën për urdhër-mbrojtjeje të Lorencit, si të pa bazuar në prova.

Në 7 mars ishim në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, në Tiranë, pasi Leonora Hasani, tregoi, se jeton në Amerikë dhe vendosi të blejë një apartament në këtë zonë.Por komshia ngjitur i ka bërë një kabinë xhami, duke iu futur në ballkon.Nga viti 2017 deri në 2023-shin, Leonora nuk kishte dijeni për këtë situatë. Kur u kthye, njoftoi specialistin dhe bashkinë, por iu tha, se rasti nuk ishte kapur në flagrancë, ndaj dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.Pas publikimit në “Stop” komshinjtë e kanë prishur ndërtimin pa leje, duke e kthyer ballokin e vet dhe të denoncueses në gjendjen e mëparshme.

Ilir Meta është kthyer sërish në paralelen e tij të preferuar, për të treguar, se ngjitet atje edhe pa nevojën e një helikopteri.Ai falenderoi bashkinë, që e ndjek në këtë sport dhe ka lyer veglën sportive, që ai përdor.Një katamaran 47 metra i gjatë është bllokuar në Portin e Durrësit, për dokumentacion, në një kohë, që cdo ditë, kalojnë mallra kontrabandë.

Të Fundit