Në “Stop” ka mbërritur një shqetësim nga vëllai i shtetasit Hajdin Sadiku, Enveri, i cili kërkon ndihmë, pasi bën publik një skandal, që po i ndodh. Vëllai i tij 42 vjec, me 3 fëmijë nga Kosova e banim në Angli,ngatërrohet me një person nga Shkodra, Bib Nikja dhe ky i fundit, akuzohet për një vrasje në vitin 2001 në Shqipëri. Familja Sadiku ka mbetur e shokuar, kur para disa javësh,policia angleze e ka arrestuar në mes të natës si kriminel për llogari të Interpolit Shqiptar.
Stop ka mësuar, se identitetet e dy personave nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin. Datat e lindjes dhe gjenaralitetet nuk përputhen dhe cdo gjë duket kaq absurde.Interpoli duket se është bazuar në një fotografi të Hajdinit dhe nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim tjetër. Hajdini është i gatshëm të bëjë analizën e ADN-së, te tregojë edhe dokumentet e të provojnë,që nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Vetë Hajdin Sadiku tregon tmerrin e arrestimit dhe momentet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Angli, vetëm, se e kanë ngatërruar me një vrasës nga Shqipëria.Nga ana tjetër Drejtori i Interpol Shqipëria, nuk dha argumente për këtë gabim, por këshilloi, që Hajdini të marrë avokat e të bëjë analizën e ADN-së për ta paraqitur në gjyq në Angli…!!!
Një artist, i njohur si Rimzag, ka sjellë në redaksinë tonë një pikturë të Saimirit dhe Gentit. Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj i ka dhuruar dy aspiratorë sanatoriumit të shndërruar në Covid 2. Emisioni “Stop” ka realizuar një vëzhgim për cmimet e fruta perimeve. Ajo që konstatohet, është, se cmimet janë shumë më të ulëta në Lushnje, ku merren produktet dhe shkojnë në disafish, kur mbërrijnë në Tiranë.
Jemi vendosur në Shkozet, pranë ambjenteve të magazinës së Fondacionit Firdeus, ku prej ditësh po bëhet një punë voluminoze, pasi janë përgatitur rreth 7000 pako ushqime, të cilat do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.Elvis Naci, drejtuesi i fondacionit Firdeus tregon, se një shqiptar i Zvicrës, ka dhuruar 100 mijë paund. Nga ana tjetër pako me ushqimet bazë do të shkojnë në ndihmë të familjeve, që kanë më shumë nevojë.Nismës së emisionit Stop për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar dhe Sunday League Tirana.Jurgen Demneri, organizatori i Sunday League Tirana, thotë, se në bashkëpunim me supermarket Bio ju,që ndodhet në Bllok, për dy ditë përgatitën rreth 50 pako me ushqime. Ne kemi përzgjedhur 10 familje, me të moshuar apo të sëmurë, për t’ju gjendur në këto ditë të vështira. të cilat kanë të sëmurë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm.