STOP – EMISIONI 154 (SEZONI 3) 5 prill 2018 I prishin shtëpinë dhe biznesin, por vlera e dëmshpërblimit është qesharake.

Hektor Kamberaj është përballur me shembjen e shtëpisë dhe biznesit të tij në Kamëz për arsye interesi publik.

“Jam me aktivitet tregtar këtu që në vitin 1985. Në vitin 1990 dolëm me vetëfinancim, në vitin 1991 dolëm privatizim, pastaj bëra legalizimin e objektit. Bëra dhe zgjerimin e lokalit, bëra aplikimin te ALUIZN-i, legalizimin, mora certifikatën e ndërtesës, por pak ditë më parë më vjen një shkresë, ku thuhet që do të shpronësohem.

Shkresa ka ardhur nga rektorati, por e përcjellë nga Ministria e Arsimit. Ishte një vlerë 126 milionë lekë për 450 metra dyqan dhe 202 metra shtëpi se toka nuk është përfshirë në këtë vlerë, pasi nuk është marrë nga Hipoteka sepse nuk është bërë VKM-ja.

Mua s’më kanë marrë, as kanë ardhur në dyqan të pyesin për dokumentet, as kam bërë matje, vetëm ka ardhur shkresa”.

Si masë dëmshpërblimi i kanë caktuar shumën prej 126 milionë lekësh të vjetra, ndërkohë që rivlerësimi në certifikatën e pasurisë është 1.1 miliardë lekë. Nga ana tjetër një studio private e ka vlerësuar pronën rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa inxhinierja Mesude Ahmetaj thotë se vlera e pronës së Hektor Kamberajt kap shumën e 580 mijë eurove.

“Hektori si pronar ka bërë vlerësimin e pronës në mënyrë private, e ka paraqitur në ZRPP për të bërë pagesën e tatimit dhe vlerësimit, që prona e tij të marrë një vlerë. Vlera e kësaj prone, e bërë në vitin 2017, për pjesën e ndërtesës si një kat banim dhe dy kate biznes është rreth 860 mijë euro. Përveç kësaj duhet të them që çdo zonë e Tiranës me vendim qeverie çdo vit del me një çmim reference. Në zonën ku ndodhet prona, aktualisht prona ka një vlerë 70 mijë lekë për metër katror për banesat dhe dyfishin e saj për aktivitetet. Po të llogaritet me sipërfaqen që ka patur prona e Hektorit, shkon në vlerën e 580 mijë eurove.”

E pyetur nga gazetari i emisionit “Stop” rreth vlerësimit që i ka bërë një studio private pronës, inxhinierja u shpreh se nuk bën “vaki” që 650 metra katrorë pronë të vlerësohet rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Por përsa i përket vlerësimit të Ministrisë së Arsimit, Ahmetaj tha: “Shteti ose njerëzit që janë në një vend pune, të fusin vlera për qejfin e vet? Nuk e bëjnë dot se këto bëhen me vlerësim!”

Mosbindje opozitare në rrugë dhe tërheqje kryeministrore në parlament.

Paraditen e sotme opozita protestoi, duke bllokuar disa akse nacionale, në atë që e quajtën mosbindje civile.Në Vorë, Milot e Bradashesh u dogjën edhe goma makinash në shenjë proteste ndaj tarifës në Rrugën e Kombit.Nga ana tjetër në sallën e parlamentit, kryeministri Rama u kërkoi ndjesë kuksianëve dhe premtoi, se tarifa prej 5 eurosh nuk do të nisë të aplikohet, derisa të gjendet një zgjidhje për banorët e zonës dhe përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Judicial Ëatch ka siguruar një material 32 faqësh, që tregon se administrata e presidentit Obama dha fonde për Xhorxh Soros, për kontrollin e reformës në drejtësi nga e majta në Shqipëri.Në hetim duket, se përfshihet dhe ambasadori Donald Lu.

Farkë, kërkon të shesë tokën, por dokumentacioni mbetet peng në zyra.

Hysen Vrapi ka një tokë më dokumente të rregullta në Farkë, të cilën kërkon ta shesë, pasi i duhen paratë për çështje shëndetësore, por njësia administrative nuk e dorëzon dokumentacionin në Hipotekë.

“Kam një nip shumë të sëmurë me leuçemi. Ka nja 6 vjet që e çoj çdo 6 muaj në Itali dhe e kuroj. Kam probleme me pronat në Farkë se një nga administratorët nuk m’i përcjell dokumentet në Hipotekë që në vitin 1996, kur kam marrë certifikatën me 3 vula.

Unë nuk e kuptoj, por kam nevojë shumë të madhe që t’ia zgjas jetën atij nipi. S’më japin asnjë dokument se unë dua ta shes atë sipërfaqe që kam që të mjekoj nipin. U detyrova që të vij te emisioni juaj se ndryshe nuk ia dal dot”.

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, ku komunikuan me specialistin Kujtim Kokoli, i cili u shpreh se Hysen Vrapi nuk ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

“Ai duhet të plotësojë dokumentacionin, kaq. Në momentin që mua më vjen ky dokumentacion sipas kësaj shkrese, për 7 ditë e ka në bashki!”

Gazetarja bëri ballafaqimin e palëve, duke zgjidhur në këtë mënyrë problemin e zvarritur prej 3 vitesh.

Të Fundit