“Stop” është ndalur në Lushnje, për një problem mes një ndërtuesi dhe një qytetari. Ari Toshkezi ka probleme me Asllan Topullin, pasi ky i fundit kërkon tokë, mës humë nga sa i takon. Për më tepër, Asllani ka falsifikuar atësine dhe tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë “konstatuar” këtë.Gjyqtarja e Lushnjes, Saimira Hila e ka ditur këtë fakt, por i ka dhënë të drejtën Asllan Sybi Topullit, ndërkohë që gjeneralitetet e sakta zyrtare janë Asllan Ali Topulli.Prokuroria e rrethit ka nisur një hetim për këtë rast.vetë Asllan Topulli e pranon, që nuk është djali i Sybiut, por i Aliut. Por sipas tij, nuk ka asgjë të keqe, pasi Sybiun e ka patur “baba shpirtëror”.
Ironia e Ramës për opozitën dhe një deklaratë aktuale e Topallit.
Ditën e sotme parlamenti u mblodh në seancë plenare, ndërsa opozita protestoi jashtë Kuvendit. Protesta u drejtua nga forumet rinore të PD e LSI dhe në të u shfaq edhe Monika Kryemadhi, por jo Lulzim Basha, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani.Në foltoren e kuvendit, Rama tha, se opozita doli nga parlamenti, ndërsa tani shtyhet me policët, për të hyrë sërish brenda.Për të treguar, se situata politike në vend dhe retorika, që e shoqëron, nuk ka ndryshuar në më shumë se 20 vjet, sjellim një intervistë të Jozefina Topallit, në dhjetor 1998.Gjithcka thotë, për politikën dhe parlamentin, është sikur të ishte intervistë e sotme.
Kukës/ Pise e kuçkë, pezullohet mësuesja, që dhunonte nxënësit.
Një ditë më parë “Stop” trasmetoi rastin e dhunës së mësueses Bedrie Kastrati, në shkollën 9-vjecare “Bajram Curri” në Kukës.“Stop” solli me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares, me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën.Në fjalorin e mësuese Bedries nuk mungojnë fjalët pise apo kuckë, por edhe goditjet fizike. Sot ministrja e arsimit, Besa Shahini, ka reaguar me një status në facebook, ku është shprehur, se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe mësuesja Kastrati është pezulluar menjëherë nga detyra.