STOP-EMISIONI 151(SEZONI 7) 1 Prill 2022-Fier/ Arrestohet nga policia, pas lirimit nuk i japin telefonat e sekuestruar.

Saimir Sali tregon, se është arrestuar në vitin 2019 për lëndë narkotike dhe është liruar në 27 shkurt 2022. Në momentin e arrestimit i janë sekuestruar dy telefonë. Në vendimin e gjykatës dhe urdhrin e prokurorisë thuhet, se sendet i kthehen të pandehurit. Ka shkuar me dhjetra herë në prokurori dhe e drejtojnë në Drejtorinë Vendore të policisë në Fier. Saimiri nuk po mundet dot t’i gjejë telefonat, ndaj kërkon ndihmën e Stop-it. Pas ecejakeve të Saimirit sa në prokurori dhe sa në polici,në u drejtuam në Drejtorinë Vendore të policisë Fier për të pyetur për rastin. Nga komunikimi, që patëm na u tha, se vërtet ekziston urdhri, por nuk është detyra e Drejtorisë vendore të mbajë sendet e sekuestruara dhe prokuroria duhet ta kishte theksuar, ku po mbaheshin ato. Pas kërkimit nga ana e gazetares së “Stop” sendët e Saimirit u gjetën në gjykatë dhe iu dorëzuan atij.

Nesër është dita e parë e muajit të Ramazanit, ndaj “Stop” uron të gjithë besimtarët myslimanë për këtë sakrificë të përvitshme. Rritja e cmimeve për të gjitha produktet është bërë shumë e ndjeshme javët e fundit, ndaj ne u jemi drejtuar qytetarëve me sloganin “bukë, gaz e pras, cfarë mund të duam më shumë. Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor.

Jeta e Trojanit 9 vjeç nga Gjakova është në rrezik. Babai i tij tregon, se është në luftë me kohën, për ta mbajtur të birin në jetë.Infeksioni sepsta i ka prekur çdo organ të brendshëm. Çdo moment, që kalon është shumë shumë i cmuar për jetën e vogëlushit.Për t’ia dalë Trojani ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, pasi për ndërhyrjen e tij nevojitet një shumë prej 20.000 eurosh. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” përmes gofoundme kanë nisur mbledhjen e ndihmave për jetën e Trojanit.

Të Fundit