Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka”ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe shpresë ”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi te tjera mbijetese.Por pak dite më parë , Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.Pamjet filmike dokumentojnë , se dy policë , Guximi dhe Velo,në datën 24 mars hyne si ilegalet ne ambientet e qendres rezidenciale,vene gjoben dhe shoqerojnë Hysniun ne komisariat.Hysniu është ankuar Drejtoria e Pergjithshme e Policise, ShCBA-ja,Gjykata administrative, i ka bere kallzim dhe i ka shkruajtur edhe kryeministrit Rama, por asnjë zgjidhje. Per kete rast iu drejtuam Komisariatit te Policise nr 4, ku patem nje komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha. Ne menyre te cuditshme zoti Hoxha u shpreh se, është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikoje pa qene e nevojshme te beje shume buje.
Tenori me famë ndërkombtare, Placido Domingo është shtruar në spital ne Meksiko, pas disa komplikacioneve te shëndetit nga koronavirusit.Një qytetar italian ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën me 30 mjekë e infermiere në këtë kohë të vështirë . Ai ka interpretuar në flaut himnin tonë kombëtar.Një djalë ka realizuar pamje të Saimirit dhe Gentit nga studio e Stop, duke përdorur kripë gjelle.
Plot 19 shoqata të shoqerisë civile kanë reaguar pas transmetimit te rastit te trajtuar ne Stop, te vetevrasjes ne ambientet e paraburgimit 313, te shtetasit Bilbil Hasani,i cili vuante nga skizofrenia.Inspektorit te Larte i Drejtesise, prokurorit te pergjithshem, kryetareve e KLGJ e KLP, u kerkohet, te nisin verifikimin dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokuroreve për praktikën e masës së sigurimit ndaj të ndjerit Bilbil Hasani. Ne materialin voluminoz shoqatat shpjegojne ne menyre te detajuar shkeljet ne kete rast dhe bazen ligjore, ku referohen. Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj te ndjerit dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta, -thuhet ne reagimin e shoqatave. Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim, solli pasoja tragjike në jetën e tij. Mbrojtësi i tw ndjerit u caktua në mënyrë të parregullt nga ana e trupës gjyqësore të apelit, dhe cënoi efikasitetin e mbrojtjes ligjore.