Jemi pranë Prokurorisë së Tiranës.Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bën ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku se, në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë , do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.Palët lidhin kontratë dhurimi në 2015-ën, ku ndërtuesi ishte në cilësinë e dhuruesit, kur ende nuk e gëzonte objektin. E korrigjoi në vitin 2019, kur lidhi kontratë shkëmbimi, ku pasi të mbaronte objekti, Shpëtimi do të merrte me celsa në dorë apartamentin e premtuar. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin.Ky pallat është ende i papërfunduar, ndërsa familja Mëniku në Kadastër ka regjistruar njësinë e banimit, që kur ta marrë në dorë, ta certifikojë.Motra e qytetarit Shpëtim Mëniku, Manuela Mëniku,ka shkuar në derën e apartamentit të premtuar për të vëllain dhe ka gjetur një numër telefoni, që i përket një tjetër personi.Ajo ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i shmanget.Pasi gazetari i “Stop” përballet me ndërtuesin, ai premton, se në fund të marsit do t’i japë kapar qytetarit dhe deri në datën 15 prill do ta shlyejë, duke ia blerë apartamentin.Por sot në 30 mars, Manuela trego, se nuk ka marrë asgjë dhe Sabri Shera vetëm i shtyn takimet e premtuara.
Ambasadorja amerikane Juri Kim ishte dje në Roskovec dhe u ndalua nga disa banorë të moshuar, të cilët i thanë, që të vazhdojë ta ketë kujdes Shqipërinë, pasi është vendi më i mirë.
Ditën e djeshme treguam, sesi noterja e Fierit Anila Haxhiu, pasi mashtroi një qytetar, e kapur me presh në duar, mbylli mje celës në zyrë gazetaren e “Stop”. Më pas ajo thirri në ndihmë bashkëshortin Ilirjan Ymeri dhe ky i fundit goditi me grusht kameramanin.Menjëherë policia e Fierit arrestoi shtetasin Ilirjan Ymeri për veprën penale “dhunë për shkak të detyrës” dhe vepra të tjera, që rëndojnë mbi të, si rasti i korrupsionit.Prokurorja Elida Hoxhaj e quajti të ligjshëm arrestimin e shtetasit Ilirjan Ymeri nga policia Fier, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.Por gjyqtarja e re Erlanda Aga, pa asnjë masë lehtësuese, duke favorizuar dhunën, ndryshoi masën e arrestit, duke e quajtur të paligjshëm arrestimin nga policia të burrit të noteres Ilirjan Ymeri.Emri i Erlanda Agës është denoncuar edhe kohë më parë në “Stop”. Në një rast, prokurori Ervin Beqiri kërkonte një dëmshpërblim, duke bërë avokatin, edhe pse ishte prokuror. Gjyqtarja Aga në dijeni të plotë të cështjes, anashkaloi mashtrimin e prokurorit dhe pranoi përgjigjen, se ai ishte jurist.Në këto kushte, Ild duhet të regjistrojë kryesisht një hetim mbi këtë skandal, të ndodhur në Gjykatën e Fierit.