Nuk dallojnë çajin e malit nga kanabisi, policët britanikë mbajnë shqiptarin 15 orë në qeli

Një 53-vjeçar shqiptar u arrestua gabimisht në Britaninë e Madhe, pasi oficerët e policisë menduan se çaji i malit që ai posedonte ishte marijuanë.

Agim Agaj u kontrollua dhe u mbajt 15 orë në komisariat pasi ndalimit teksa qarkullonte me një furgon.

“The Sun” tha se skena ishte shumë larg nga ato të arrestimit të bosëve të drogës në serialin televiziv Narcos, sepse në kontejnerin mes sediljeve kishte vetëm çaj mali.

Duke folur për tabloidin britanik Agimi rrëfen: “Ishin dy policië. Njëri hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: Ka marijuana! Unë thashë: Nuk është drogë, është çaj mali!”

Agimi shton se oficerët nuk i dëgjuan shpjegimet e tij por e arrestuan, ndonëse çaji nuk ka të njëjtën pamje me barin, si dhe nuk ka të njëjtën aromë.

“Edhe një fëmijë mund ta ndajë çajin nga kanabisi”, shprehet me humor shqiptari.

Të Fundit