Fshati Brar prej 5 vjetësh nuk ka një edukatore për fëmijët.Emisioni “Stop” është rikthyer në këtë fshat, ku prindër e fëmijë ankohen, se nuk ka kopsht. Drejtoresha e shkollës, brenda të cilës është dhe ambienti i kopshtit, Dorina Llalla, thotë, se salla e fëmijëve është gati, por nuk ka një vend në organikë.Pasi gazetarja e “Stop” u bën një ditë mësim fëmijëve, i drejtohet kreut të burimeve njerëzore në drejtorinë e kopshteve e cerdheve. Brikena Shehu pranon problemin dhe kontakton të gjitha kandidatet. Elvira Bytyci pranon të punojë edukatore në Brar.
Cfarë të bëjmë, që ta kemi në terezi?!
Shumë prindër kanë filmuar fëmijët e tyre, duke kërcyer e duke argëtuar me koreografinë e fllonxave të “Stop”-it. Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen : cfarë duhet të bëjnë njerëzit, që ta kenë në terezi? Shumica e kanë lidhur këtë me gjendjen ekonomike.
Berat, nuk ka para për provimin e Licenës, Stop ndihmon mësuesen.
Elena Dyli, një qytetare nga Berati ka përfunduar studimet për cikël të ulët dhe masterin me rezultate shumë ta larta. Por sot ajo nuk ka 125 mijë lekë të vjetra për të paguara, që të hyjë në provimin e licensës.Më 18 mars, Elena e humbi të drejtën e provimit, për mungesë parash.Emisioni “Stop” i pagoi tarifën Elenës e po kështu paratë e udhëtimit për në Tiranë. Vec kësaj, “Stop” ndërhyri në qendrën e shërbimeve arsimore, që ajo ta jepte provimin në 20 mars.Pak ditë më parë transmetuam rastin e Martina Jakut nga Rrësheni, që jetonte pa të ardhura.Lokali në bllok “On top lounge” ka dhënë 500 mijë lekë për zonjën Jaku, emisioni “Stop” i ka dhënë tarifën për një vit, që duhet të merrte nga fondi 6% i bashkisë dhe i ka cuar një sasi të konsiderueshme ushqimesh.