Emisioni “Stop” ka transmetuar disa herë mashtrimin e qytetarëve nga “Perla Agency” me pronare Verjana Gega. Një nga viktimat e saj është dhe qytetari Festim Muca.Ai tregon, se ka shkuar në zyrat e Perla Agensy në vitin 2018 dhe ka paguar 1 800 euro për një kontratë pune për në Gjermani.Ajo i kishte thënë, se nëse nuk do të pranohej viza, lekët do të ktheheshin. Viza u refuzua, por ajo nuk ia ktheu lekët kurrë, duke i nxjerrë justifikime të ndryshme. Tani zyra e saj qëndron e mbyllur dhe prej gati katër vjetësh Festimi nuk ka marrë lekët e tij.Pas shumë komunikimesh, Verjana Gega komunikon me motrën e Festimit dhe i kërkon, që ai të tërhiqet nga denoncimi në “Stop”, madje të bëjë sikur nuk e dinte, që lekët ishin hedhur. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, qytetari do të mund të merrte paratë e veta.
Emisioni “Stop” transmeton një video, ku duken policë, që godasin qytetarët me shkop, për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse anticovid.Por e gjithë kjo ishte shkakaja e redaksisë me rastin e 1 prillit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një status në facebook, ku shprehet, se vaksinat kineze janë të pasigurta për personat mbi 60 vjec.Por lajmet nga Kina tregojnë, se ky shtet ka nisur vaksinimin me grupet e personave, që punojnë në profesione me risk të lartë, ndërsa tani po nisin dhe personat mbi 60 vjec. Nga ana tjetër Gjermania po merr vaksina kineze. Po kështu OBSH doli me konkluzionin, se vaksinat kineze, që po përdoren në 55 shtete, janë të sigurta.