STOP-EMISIONI 148 (Sezoni 9) 28 Mars 2024- Pa prova dhe me alibi të vlefshme, i riu akuzohet për vrasjen e prokurorit

Ariol Halilaj akuzohet si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë në vitin 2019 prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.Familja e të riut kërkon, që provat, që e lidhin Ariolin me këtë ngjarje, të analizohen mirë, pasi asnjëra nuk e implikon Halilajn.Arioli u arrestua 6 muaj pas atentatit me akuzën e bashkëpunimit në atentat.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se 3 nga veprat penale, që prokuroria ia ka ngarkuar të riut nuk qëndrojnë, pasi për to nuk ka asnjë provë.Vetë 33 vjecari ka alibi për ditën dhe orën e ngjarjes, pasi ka takuar njerëz në vende publike. Prova kryesore e prokurorisë e është një automjet tip Honda, që nga kqyrja e kamerave të rrugës dhe bizneseve private, vërehet një mjet i tillë.
Xhevahir Çeloaliaj, ish-Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore, aktualisht ekspert kriminalist,konfirmon mungesën e një eksperimenti në këtë dosje.

Cili ka qenë roli i Arioli Halilajt në atententatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Sipas prokurorisë, Arioli ka shkuar në Shkafanë të Durrësit, për të marrë autoret e atentatit, për të humbur gjurmët.Por sipas ekspertit kriminalist Vladimir Ikonomi, ish-Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore dhe profesor i Kriminalistikës për disa vite, nuk ka elementë identifikues të automjetit Honda, targës dhe personit, që drejton mjetin në pamjet e prokurorisë.Gjithashtu sipas dosjes, Arioli ka përshkruar për 20 minuta këtë itinerar, që përshkohet për 36 minuta.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes flet për persona me trupa mesatarë e të dobët, ndërsa Arioli është fizik i bëshëm.

Një qytetar demokrat ka dalë të flasë në një prej aktiviteteve të PD-së së Rithemelimit. Por ai nuk e ka kuptuar, që ka qenë në qendër të vëmendjes së audiencës, ndërsa i ka rënë telefoni dhe është përgjigjur.

Të Fundit