Jemi në qytetin e Durrësit, në lagjen 13 në Plazh, në pallatet “Blero”, kur prej dy vjetësh banorët ankohen, se kanë probleme me kanalizimet. Shumë prej qytetarëve, që banonin këtu, janë detyruar të largohen e shkojnë në shtëpi me qira, për shkak të shpërthimit të ujrave të zeza. Ata thonë, se e paguajnë taksën e shërbimit 16 mijë lekë, por nuk po marrin shërbime nga UKD.Pasi janë sorollatur për dy vjet, shpresa e vetme u ka mbetur “Stop”-i.Ne interesohemi për këtë rast tek Ujësjellës kanalizimet në Durrës, ku na premtojnë zgjidhje.E në fakt 10 minuta pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, UKD sjell botin bashkë me punëtorët, për të pastruar zonën.
Disa prindër kanë sjellë në “Stop” teste të fëmijëve të tyre në shkollën fillore. Në pyetjet e testit janë të dhëna të cudtishme mbi fosilet e para të gjetura të qenies njerëzore, si dhe për Europën Neolitike.
Ndodhemi në Shijak për problematikën e Xhulia Bilalit, e cila do të transferojë fëmijët nga shkolla në Tiranë, në Shijak.Zonja tregon, se për ta bërë këtë, duhet të bëjë aplikimin nga e-albania. Por në momentin, që e bën procedurën, nuk ia pranon sistemi, pasi i del, që nuk është prind kujdestar. Xhulia është e divorcuar dhe kujdestaria e fëmijëve i takon me vendim gjykate. Ajo thotë, se ka dërguar disa herë email, por nuk ka marrë përgjigje. Ne komunikuam me Agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit, Akshi dhe na u tha, që më parë e bënte babai aplikimin, por tani do u jepet mundësia ta bëjnë të dy. E në fakt ne mundëm të kryenim aplikimin e Xhulias për transferimin e fëmijëve nga Tirana në Shijak. Kledis Kortoci është 16 vjec dhe vuan nga një tumor në kokë. Kledisi rrezikon të humbasë jetën. Pas disa operacioneve të pasuksesshme, gjendja e Kledisit është rënduar nga krizat e forta.Prindërit e tij nuk kanë asnjë mundësi, që ta dërgojnë jashtë vendit, pasi kanë shpenzuar gjithcka me mjekime në 5 vitet e fundit.Operacioni dhe trajtimi i djalit, kushtojnë 39.000 € dhe ndërhyrja duhet bërë sa më parë, që Kledisi të mund të jetojë. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”kanë hapur në “gofoundme” për rastin e Kledis Kortocit, duke bërë apel, që të gjithë ata, që kanë mundësi, të kontribuojnë për jetën e tij.