Rama pas sulmit ndaj Top Channel: Meriton solidaritetin e të gjithëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje përmes një postimi në Twitter për zbardhjen e plotë të ngjarjes së djeshme ndaj Top Channel.

Ai ngushëlloi familjarët e viktimës ndërsa theksoi se agresioni kriminal ndaj televizionit duke shkaktuar humbjen e jetës së personelit të sigurisë kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

Postimi i plotë:

Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ndaj godinës së televizionit Top Channel në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë roja i objektit, 60-vjeçari Pal Kola, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Të Fundit