Jemi në Njësinë Administrative Gjocaj, në Peqin, ku qytetari Enver Elezi, ankohet, se ka një problem me vëllain e tij, Ilia Elezi. Ky i fundit nuk e lejon, që të vendosë një mur ndarës. Enveri e ka përfituar banesen 2 katëshe, për të cilën ka edhe certifikatë pronësie, nga familjaret e tij, që i kanë dhënë firmën për ndërtesën e vjetër. Ndërkohë për truallin, figuron si kryefamiljar një vëlla tjetër, Lulzim Elezi, i cili nuk ka pretendim për atë truall, por thjesht nuk ka të ardhura, që të bëjë kalimin e pronës te noteri, se duhen 1 milionë lekë për këtë shërbim. Për këtë rast ne folëm me kryetarin e njësisë Gjocaj, Kleant Xhyra, i cili na tha, se ai vetë shkoi në tek banesat e tyre, bëri matjet dhe vendosi piketat, për ndërtimin e murit. Por mesa duket, thotë, ai, vëllezërit Elezi kanë ndryshuar mendje.E meqë nuk bien dakord, Njëri nga vëllezërit, Ilia Elezi, na kërkon të shohim kasetën e dasmës, për të kuptuar, se ku ka qenë rrethimi.Përfundimisht dy vëllezërit, Enver dhe Lulzim Elezi bien dakord, që të aplikojnë në bashkinë Peqin për vendosje muri.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, është publikuar një këngë labe, që ironizon premtimet e kandidatëve për deputetë dhe kthimin e tyre në mes të popullit për të mbledhur vota.
Jemi në Patos, ku qytetari Qani Kapaj, tregon, se ka një problem me numrin e pasurisë. Qaniu ka marrë certifikatën në vitin 2012, por sipas numrit të pasurisë, banjoja i del te pallati ngjitur.Denoncuesi tregon, se ka trokitur kudo dhe vetëm e kanë sorollatur. Vetë bashkia verifikoi situatën dhe vërtetoi, se banjoja fizikisht është në shtëpinë e tij dhe jo në atë, që figuron e regjistruar në kadastër.Edhe tre banorë të tjerë na referojnë të njejtin shqetësim.Fation Duro, kryetar i Bashkisë Patos, thotë, se do të verifikohen edhe njeherë dosjet e privatizimit të apartamenteve dhe do përpiqet, që në bashkëpunim me kadastrën, t’u japin zgjidhje problemit të qytetarëve.