STOP-EMISIONI 145(Sezoni 8) 23 Mars 2023-Kucove, firma e ujesjellesit demton lumin e mbrojtur, polica dhunon banoret.

Prej dy vitesh, banorët e Lumasit Berat, kanë dalë në protesta kundër projektit të ujësjellësit të bashkisë Kucovë, pasi sic thonë ata, e gjitha zona ka ujë dhe lumi Sinec është monument natyror, që duhet mbrojtur.Cështja është në gjykatë dhe banorët thonë, se në fundin e shkurtit 2023 ka përfunduar leja e dhënë për ujësjellësin. Por punimet po kryhen jashtë afatit.Policia e Kucovës dhe shefi i saj, Ermir Gerxhani, përdoren nga firma, që po kryen punimet, duke ushtruar dhunë në protestat e banorëve. “Stop” ka konstatuar gjithashtu, që firma Salillari nuk ka një leje mjedisi, për të kryer punime në zonën afër burimit të lumit Sinec. E megjithatë firma po shkatërron edhe burimin. Cështja shkoi në Spak, por Spak-u për moskompetencë ia kaloi hetimin Prokurorisë së Beratit, e cila prej vitesh nuk bën asnjë lëvizje.

Mbrëmjen e djeshme kamera e fshehtë e emisionit “Stop”tregoi me zë dhe figurë, sesa të vështirë ua bëjnë qytetarëve,kalimin për në Itali, punonjësit e portit të Vlorës.Një qytetar preu një biletë për në Brindizi, në një agjensi pranë Portit të Vlorës, por nuk e lanë të kalonte, duke i kërkuar ryshfet, për t’i bërë një garanci false.Pas 170 eurove nën dorë,të shpërndara mes punonjësve të portit, qytetari arrin të futet në traget për në Brindizi. Vetëm pak minuta pas transmetimit të emisionit “Stop”, Policia e Shtetit deklaroi zyrtarisht masat, lidhur me rastin e publikuar në program. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në Portin e Vlorës, përgjegjësin e turnit, nënkomisarin me inicialet Xh. Q, inspektorin me inicialet P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektorin me iniciale G. Z., me detyrë trup shërbimi.Ndaj tre punonjësve të Policisë, si dhe ndaj shefit të Stacionit të Portit Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka nisur hetimin e thelluar disiplinor, ndërsa nga Agjensia e Mbikqyrjes Policiore, ka nisur hetimin penal.Në fund të deklaratës, Policia e Shtetit ka falënderuar emisionin “Stop” për këtë denoncim.

Në nëntor 2022 transmetuam denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo ishtë debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi të marrë. Kjo cështje kaloi te Micro Credit Albania, e cila kërkoi sekuestro prone.Përmbaruesi Fatos Alimadhi bëri fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila kishte pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendoi, se mund të bllokonte pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë dhe për më tepër ndarja nuk është bërë ende me gjyq.Sipas tij, bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet vecimi i pjesëve takuese të debitores.Për këtë problematikë iu drejtuam Ministrisë së Drejtësisë. Sot Besmira Hysenbelliu, drejtoreshë e Përmbarimit në Ministrinë ë Drejtësisë, u shpreh për “Stop”, se ka mbaruar hetimi dhe është bërë kërkesa për heqje license.Grupi i inspektimit ka hartuar konkluzionet ndaj punës së përmbaruesit Fatos Alimadhi dhe Ministri ka dalë me vendim për heqjen e licensës.

Të Fundit