STOP- EMISIONI 145 (SEZONI 4) 22 mars 2019-Gjakove, endet 13 vjet per nje vend pune, Stop zgjidh problemin e mesueses!


Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Gjakovës, për problemin e zonjës Afërdita Dubali.Ajo ka studiuar për cikël të ulët në Elbasan, ka bërë dhe master e ka marrë licensën për mësuese nga Ministria e arsimit në Kosovë. Por tani zonjën Dubali e pengon Drejtoria Arsimore Rajonale e Gjakovës.Në këtë institucion të përcjellin te Inspektoriati Arsimor i Gjakovës. Ndërsa drejtori i këtij të fundit, Gjergji Gojani thotë, se zonja nuk ka asnjë problem dhe në këtë rast është drejtoria arsimore Gjakovë, që po abuzon me zonjën.Meqë drejtoria arsimore varet nga Komuna Gjakovë, Stop iu drejtua kësaj të fundit. Pas një mbledhjeje të posacme, këshilltari i kreut të komunës, Agim Koci na komunikoi zgjidhjen e problemit dhe futjen e dokumentave të Afërdita Dubalit për konkurim për vende të lira pune.

Shkoder, Stop pajis tregtaret e makinave me targa prove!

Sot në vend festohet dita e Sulltan Norvruzit. Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, se cfarë duhet të bëjë njeriu, që ta ketë në terezi? Shumica e banorëve të Tiranës, e lidhin “terezinë” me gjendjen ekonomike, nga e cila, sipas tyre, burojnë të gjitha të tjerat.Disa javë më parë emisioni “Stop” transmetoi problematikën e tregtarëve të makinave në Shkodër, të cilët u ankuan, se nuk i pajisnin me targa prove, duke i kërkuar të punësonin një inxhinier. Pas emisionit, problemi i tyre u zgjidh dhe ata ia njohin këtë meritë emisionit “Stop”.

Pak ditë më parë në një aksident automobilistik fatal në Peshkopi, humbi jetën cifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi 34 dhe 28 vjec. Ata lanë 4 vajza jetime nga 14 në 2 vjec. Gjyshi dhe vajza e madhe bëjnë thirrje për ndihmë, pasi jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Edhe “Stop” e “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel, për të kontribuar për fëmijët e familjes Karazajmi e për t’i bërë me shtëpi të re.

Të Fundit