Jemi në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori”, për një testament të lënë në vitin 2013, por që më pas është shfuqizuar në 2018-ën në të njëjtin noter, Bujar Xhaxho. Zonja e testamentit ka ndërruar jetë në vitin 2021 dhe noteri Xhaxho ka celur testamentin e 2013-ës, pavarësisht, se ekzistonte deklarata noteriale shfuqizuese. Vetë noteri Bujar Xhaxho pranon, që të dy veprimet janë bërë në zyrën e tij, por thotë, se celjen e testamentit e ka bërë, pasi i ka ardhur vendimi nga Dhoma Kombtare e Noterëve. Ai thotë, se deklarata noteriale nuk i del në sistem. Sipas verifikimit, kjo deklaratë është hedhur në sistem pas 2 ditësh, por nuk është pasqyruar në përgjigjen e Dhomës së Noterëve. “Stop” takoi nënkryetarin e Dhomës së Noterëve,Fatmir Laçej, i cili shpjegoi, se është e pafalshme nga ana e noterit bërja e këtij veprimi, për më tepër, që të dy veprimet janë bërë tek i njejti.Tani zgjidhje mbetet vetëm gjyqi, pasi përfituesi i testamentit e ka regjistruar pronën në hipotekë.
Sot pasdite dy partitë kryesore nisën fushatën elektorale në sheshet e Tiranës. Para aktiviteve, dy krerët e PS dhe PD publikuan nga një spot eletoral. Basha kishte përdorur këngën e Sia-s, Unstoppable. Ndërsa Rama kishte sjellë aktorin Robert Ndrenika në një rrëfim për teatrin dhe punët, që na presin. Vihej re, që në teksin e lexuar nga Ndrenika, thuhej, se jemi vetëm në gjysëm të rrugëtimit tonë, d.m.th, se socialistët po pretendojnë edhe dy mandate të tjera.
Apelit të emisionit “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” për të ndihmuar Noemin e vogël, e cila ka nevojë për ndërhyrje, i janë përgjigjur shumë qytetarë. “Stop” tregon dhe falenderon qytetarët, që kanë kontribuar, që Noemi të ketë një jetë normale, pasi vuan nga skolioza.