Skip to content
  • +355 67 220 8888
  • [email protected]
  • FILLIMI
  • Emisione
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • PIKANTE STUDIO
  • HI.. HI… HI..-PARADE
  • TE TJERA
    • Aktualitet
    • Bota
    • Lajme
    • KAMERA E FSHEHTE
    • KLIPET
    • FLLONXAT E “STOP”
    • JASHTE STUDIOS
    • HUMANIZEM
    • TE FTUAR
    • “STOP” JASHTE KAMERAS
    • RRETH STOP
Menu
  • FILLIMI
  • Emisione
  • POLITIKA ALLA “STOP”
  • “STOP”-I JUAJ
  • PIKANTE STUDIO
  • HI.. HI… HI..-PARADE
  • TE TJERA
    • Aktualitet
    • Bota
    • Lajme
    • KAMERA E FSHEHTE
    • KLIPET
    • FLLONXAT E “STOP”
    • JASHTE STUDIOS
    • HUMANIZEM
    • TE FTUAR
    • “STOP” JASHTE KAMERAS
    • RRETH STOP

STOP-EMISIONI 143(Sezoni 8) 21 Mars 2023-I vdes babai, vajza nxjerr te emen ne rruge me falsifikim letrash.

Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, tregon, se pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i merr letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mëson, se vajza kishte një akt dhurimi nga aj vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara thotë, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese është futur brenda.

Në 16 mars transmetuam një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimit Drejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kycë. Vetë drejtori Genti Llogo, mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi, se punonjësit janë të afërm të tij.Drejtori tjetër, Iljaz Memushi, i UKGJ ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet, që ai nuk ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.Me anë të kameras së fshehtë ne morëm Memushin për shërbim taksi dhe ai na coi në Kakavijë.Gjatë rrugës ai foli, sesi funksionin ujësjellësi, duke pritur edhe telefonatat e punës në ujësjellës për cështje faturash.Por në mbrojtje të kolegut taxi, ka dalë drejtoresha e tatimeve Valentina Gjoka, e cila me anë të një statusi, ka mbajtur anën e Iljaz Memushit.Në 23 shkurt transmetuam një rast nga Elbasani. Gjatë investigimit, grupi i xhirimit i “Stop” ishte në makinën e parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë. Por forcat operacionale dhe ato Shqiponja, në abuzim me detyrën, filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”. Ndërkohë gazetari kërkoi pa sukses një dokument, apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit.Pas këtij incidenti, drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku urdhëroi drejtorinë e Standardeve Profesionale për ngritjen e një grupi të posacëm hetimi për verifikimin e rastit. Në përfundim të këtij procesi, drejtori Rrumbullaku njofton me një shkresë zyrtare, se janë marrë masat disiplinore “shtyrje e afatit të gradimit” dhe “vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga Policia e Shtetit, për moszbatim të procedurave standarde të punës” për punonjësit e policisë të shfaqur në video.

Për cështjen e shtëpisë së të moshuarës Varvara Kapurani, të cilën ia zaptoi e bija në bashkëpunim me noteren Ilda Peza, kjo e fundit ka shkelur disa pika në ligjin e noterisë. Ajo nuk ia ka lexuar zonjës Kapurani dokumentin, që duhet të nënshkruante. E moshuara pretendon, se nuk di as të shkruajë e as ta lexojë.Noterja nuk ka parë origjinën e pronës e nuk ka kërkuar raport mjeko-ligjor për aftësinë mendore të 77 vjecares.Vetë e moshuara, me njërën nga vajzat, shkon të takojë noteren Ilda Peza, por ajo nuk pranon asgjë, dhe thotë, se cështja duhet ndjekur në prokurori.Edhe me gazetaren e “Stop” noterja mban të njejtin qëndrim, duke mos dhënë shpjegime, sesi e tjetërsoi pronën e 77 vjecares Varvara Kapurani, duke e nxjerrë atë në rrugë, në shkelje të ligjit të noterisë.

Të Fundit

“Do themi se e gjetëm në rrugë”, si e transportuan dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare 3 të arrestuarit në Greqi
16/04/2026
Në Tiranë regjistrohen 200 raste zjarri në vit, ekspertët: Materialet izolues të fasadave, shkaku kryesor
15/04/2026
Rama vizitë në Itali, takim nesër me Melonin në Palazzo Chigi
15/04/2026
Trump beson se pijet dietike me gaz vrasin qelizat kancerogjene, çfarë thonë studimet
15/04/2026
Droguan në hotel dhe e lanë të vdiste në rrugë 19-vjeçaren shqiptare, rëndohet akuza për 3 autorët në Greqi.
15/04/2026
PrevPasShqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, çmimet e larta ulin konsumin! Bien 30% importet për janarin
ParaTë enjten nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH-së: Të lëmë mënjanë mospajtimetNext

Të ngjashme

“Do themi se e gjetëm në rrugë”, si e transportuan dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare 3 të arrestuarit në Greqi

“Do themi se e gjetëm në rrugë”, si e transportuan dhe…

Në Tiranë regjistrohen 200 raste zjarri në vit, ekspertët: Materialet izolues të fasadave, shkaku kryesor

Në Tiranë regjistrohen 200 raste zjarri në vit, ekspertët: Materialet izolues…

Rama vizitë në Itali, takim nesër me Melonin në Palazzo Chigi

Rama vizitë në Itali, takim nesër me Melonin në Palazzo Chigi

Trump beson se pijet dietike me gaz vrasin qelizat kancerogjene, çfarë thonë studimet

Trump beson se pijet dietike me gaz vrasin qelizat kancerogjene, çfarë…

Stop

Ky eshte nje emision investigativ, qe do te trajtoje fenomenet negative te ketij vendi, pa lene menjane problemet dhe shqetesimet e qytetareve.

Te Fundit

“Do themi se e gjetëm në rrugë”, si e transportuan dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare 3 të arrestuarit në Greqi

BM 16/04/2026

Në Tiranë regjistrohen 200 raste zjarri në vit, ekspertët: Materialet izolues të fasadave, shkaku kryesor

BM 15/04/2026

Rama vizitë në Itali, takim nesër me Melonin në Palazzo Chigi

BM 15/04/2026

Newsletter

Subscribe to our newsletter and we’ll send you the emails of latest posts.

2023 Stop. Zhvilluar nga RR Tech