Emisioni “Stop” është ndalur në Bathore tek ish-stallat, që u populluan pas vitit 1991. Kjo zonë u prek nga tërmeti dhe në redaksinë tonë kanë ardhur disa ankesa, lidhur me paratë, që ka ndarë njësia administrative Bathore për rikonstruksionin e shtëpive të prekura. Për cdo kryefamiljar me shtëpi të vlerësuar me DS3, duhet të jepeshin 4.5 milionë lekë të vjetra.Disa banorë thonë, se kjo shumë nuk u mjafton për ta bërë shtëpinë e banueshme.
Të tjerë thonë, se nuk kanë marrë asnjë lek, ndryshe nga komshinjtë, që janë në të njejtat kushte.Në listën e emrave të siguruar nga “Stop”, rezulton, se
janë shpërndarë fonde edhe për persona, të cilëve nuk u takon. Në disa familje, përvec kryefamiljarit, kanë marrë para edhe anëtarët e tjerë të familjes.Në listën, që disponon emisioni “Stop”, ka edhe familje, që nuk jetojnë te ish-stallat, madje disa janë jashtë Shqipërisë.
Monika Kryemadhi ka uruar sot bashkëshortin Ilir Meta, me rastin e ditëlindjes, duke u shprehur, se e dashuron si një adoleshente përjetësisht.Në telefonat e qytetarëve ka mbërritur një mesazh nga ana e PD-së, që kërkon të klikohet një link, kur mbështetet PD dhe një e ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe një tjetër link, kur janë të pavendosur. Ditmir Bushati është shprehur mbrëmë në një intervistë televizive, se ekzekutivi është shndërruar në parti-shtet. Por zoti Bushati nuk mendonte kështu, kur ishte pjesë e ekzekutivit si ministër i jashtëm.
Pak ditë më parë bëmë apel për rastin e Noemit nga Berati, që ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve, për të bërë të mundur një ndërhyrje për skoliozë. Shumë qytetarë i janë përgjigjur apelit dhe shumë të tjerë vazhdojnë të kontribuojnë për këtë rast. Së fundi transmetuam edhe ankesën e Demir Abazi, i cili ka qenë ish i dënuar politik dhe është dënuar me 10 vjet burg. 2 vite i ka bërë në Vlorë dhe më pas në Spac, ku ka bërë punë të detyruar si minator. Meqenëse qeveria ka miratuar një ligj për shtesën e pensionit për të gjithë ata, që kanë qenë minatorë, Demiri ka kërkuar këtë shtesë, por i është kërkuar nga sigurimet një vërtetim nga vendi, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, që ka bërë.Në këto kushte i është drejtuar me shkresë Ministrisë së brendshme, Ministrisë së drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk ekzistojnë të dhënat.Avokati Spartak Ngjela shpjegon, se e vetmja mënyrë e zgjidhjes, është zhvillimi i një gjyqi, pasi dokumentat dhe të dhënat janë shumë të vështira të gjenden.Pas transmetimit të rastit në “Stop” Demir Abazi tregon, se mori një përgjigje nga Autoriteti i dosjeve, ku i është vërtetuar reparti, ku ka kryer dënimin dhe punën e detyruar, dokument, që e dorëzoi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, për shtesën e pensionit.