Një rast i dyshuar mashtrimi financiar është denoncuar në redakisnë tonë nga Redona Hoxha, pronare e një biznesi të vogël në Durrës. Ajo tregon, se kishte punësuar ekonomisten Anila Allamani, për të kryer pagesat e sigurimeve shoqërore. Ekonomistja fillimisht ishte treguar korrekte, por më pas nuk ka derdhur asnjë pagesë, pavarësisht, se kishte marrë paratë.Sipas denoncueses, bëhet fjalë për rreth 6 milionë lekë sigurime të papaguara, ndërkohë që ekonomistja i kishte premtuar, se do t’ia kthente shumën në tetor të vitit 2025. Edhe pse afati ka kaluar dhe tashmë jemi në mars, paratë nuk janë kthyer dhe detyrimet vazhdojnë të rezultojnë të papaguara.Pas verifikimeve pranë institucioneve përkatëse, qytetarja është informuar, se ka ende detyrime të konsiderueshme, duke përfshirë sigurime dhe tatime të papaguara. Nga ana tjetër, ekonomistja ka dhënë justifikime të ndryshme dhe ka pretenduar, se do t’i sqarojë situatat, ndërsa në një moment ka deklaruar, se çështja ndodhet në prokurori.
Klevis Disha, 39 vjeç, emigrant nga Kosova, i ka shpëtuar deportimit nga Britania e Madhe me një argument krejt të pazakontë. Klevisi kishte hyrë ilegalisht në Britani me identitet të rremë dhe kishte bërë edhe dy vjet burg. Sipas medive, një deklaratë e të atit, që tha, se Klevisit nuk i pëlqejnë kotoletat e pulës të huaja, ka ndikuar në pezullimin e procesit të deportimit.Për kritikët, ky rast, është një abuzim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Flutura Muça, administratore e një furre buke në Paskuqan, iu drejtua emisionit “Stop” për të denoncuar faturimin e padrejtë të energjisë elektrike. Ajo shprehet, se prej gjashtë vitesh ushtron aktivitet vetëm në prodhimin e bukës, por që nga muaji qershor, i janë faturuar tarifa pothuajse dyfish më të larta. Sipas saj, furrat e bukës duhet të tarifohen rreth 7.6 lekë për kilovat, ndërsa faturat e saj kanë arritur mbi 2 milionë lekë.Muça tregon, se ka bërë ankesë që në shtator dhe ka refuzuar të paguajë faturat e rritura, duke këmbëngulur, se nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç furrës. Pas verifikimeve, drejtori për mediat në OSHEE, Ardian Kola, konfirmoi, se bëhet fjalë vetëm për një furrë buke dhe se tarifimi duhet të jetë sipas kategorisë përkatëse. Ai garantoi, se rasti do të korrigjohet dhe se faturimi do të rregullohet brenda muajit prill.



