STOP-EMISIONI 141 (Sezoni 9) 18 Mars 2024- “I merr gruaja kokërr më kokërr”, avokati zhvat 20 milionë lekë nga aksidenti

Fatmir Aliaj 77 vjec, tregon, se ka humbur djalin e tij 21 vjec nga një aksident në vitin 2014. Një javë pas tragjedisë, në familjen Aliaj shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili ishte njoftuar nga nipi i tij, që kishte bërë ceremoninë funerale të të të ndjerit.Kohë më vonë familja njoftohet, se avokati Dauti ka arritur një marrëveshje me kompaninë e sigurimit, duke i kaluar 3 milionë lekë të vjetra prindërve dhe 4 milionë bashkëshortes së viktimës së aksidentit. Denoncuesi interesohet te kompania e sigurimit dhe kupton, se dëmshpërblimi nuk ka qenë 7 milionë lekë, por 40 milionë. Sipas marrëveshjes, 27 milionë lekë do t’i jepeshin familjes dhe 13 milionë do të mbante avokati.Vetë Dauti justifikohet, duke thënë, se pjesën tjetër të parave e ka kaluar në bankë në emrin e djalit, që tani është 10 vjec, por në bankë nuk ka asnjë gjurmë të kësaj shume.

Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër, shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish drejtor i Drap, drejtor shkolle në Gjadër Lezhë, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Por Pulaj vijoi punën si drejtor në shkollë, derisa këtë cështje e ngriti emisioni “Stop”. Jemi rikthyer sërish në Drap Lezhë dhe u takuam me drejtuesin Hasan Muca. Ky i fundit tha, se ka marrë vendimin dhe do vijojë me pezullimin e Bardhok Pulajt, për të ribërë konkursin për drejtorin e shkollës Pashko Vasa”.

Cuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Në një fletë gjobë janë vënë dy të tilla dhe ne sjellim sot dëshmi të këtij dokumenti ndëshkues të pazakontë.

Të Fundit