I vdiq djali në aksident, avokati zhvat paratë e dëmshpërblimit…

Fatmir Aliaj 77 vjec, tregon, se ka humbur djalin e tij 21 vjec nga një aksident në vitin 2014. Një javë pas tragjedisë, në familjen Aliaj shfaqet avokati Ardian Dauti, i cili ishte njoftuar nga nipi i tij, që kishte bërë ceremoninë funerale të të të ndjerit.Kohë më vonë familja njoftohet, se avokati Dauti ka arritur një marrëveshje me kompaninë e sigurimit, duke i kaluar 3 milionë lekë të vjetra prindërve dhe 4 milionë bashkëshortes së viktimës së aksidentit. Denoncuesi interesohet te kompania e sigurimit dhe kupton, se dëmshpërblimi nuk ka qenë 7 milionë lekë, por 40 milionë. Sipas marrëveshjes, 27 milionë lekë do t’i jepeshin familjes dhe 13 milionë do të mbante avokati.Vetë Dauti justifikohet, duke thënë, se pjesën tjetër të parave e ka kaluar në bankë në emrin e djalit, që tani është 10 vjec, por në bankë nuk ka asnjë gjurmë të kësaj shume.

Të Fundit