Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda.Grigor Buda, gjyshi i 18 vjecarit, Nino Buda, që është i paralizuar, kërkoi ndihmë për nipin e tij, të braktisur nga prindërit. Grigori tha, se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.18 vjecari merr 250 mijë lekë kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregoi, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.E ëma e djalit tha, se i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale, pasi ajo vetë nuk mund ta mbajë.Ne u interesuam në Shërbimin social dhe mundëm të sistemojmë Ninon në qendrën rezidenciale të zhvillimit Durrës.Drejtoresha Mimoza Xhengo e mirëpret Ninon, duke e prezantuar edhe me qendrën.Vec kësaj, shumë klinika dentare janë ofruar në “Stop”,duke marrë përsipër dhëmbët e Ninos, ndërsa Fatjon Zhllima, me banim në Londër do i sjellë për një vit 100 paund në muaj.
Në 5 prill 2022 ishim në Korcë, në ish-konviktin e ndërtimit, ku ishin strehuar familje të pastreha dhe jetimë.Mes tyre banonte edhe një 63 vjecar i vetmuar, Andrea Beqiri,i cili për shkak të gangrenës kishte prerë një këmbë. Pasi e mbajtën një muaj në spital,e kthyen në godinën e konviktit, pa njeri që të kujdesej për të. Fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij. “Stop” iu drejtua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë, për t’i dorëzuar një kallzim, duke kërkuar fillimin e hetimeve për Shërbimin Social, si dhe stafin mjeksor, për mjekim të pakujdesshëm.Gati dy vjet pas kësaj fatkeqësie, flasim me prokurorin Olger Eminaj, i cili na thotë, se deri para disa javësh cështja ka qenën nën hetim, por ai ka shkuar në KLP dhe nuk di më se cfarë bëhet me këtë rast. Pas transmetimit të herëpashershëm të këtij rasti, Prokurorja Anjeza Kallanxhi e ka dërguar këtë cështje për gjykim, duke konsideruar dy mjekë, Vangjush Konstandin dhe Alfons Vranishti, fajtorë për akuzat “Neglizhencë në mjekim”, dhe “ shpërdorim detyre”.
Si i kanë shqiptarët raportet me gjuhët e huaja. Ne kemi pyetur disa qytetarë,nëse flasin gjuhë të huaja e përgjigjet e tyre janë nga më të ndryshmet.Ka shumë që flasin disa gjuhë të huaja, e të tjerë, që thonë, se përdorin teknologjinë, për t’u marrë vesh.