STOP- EMISIONI 140 (SEZONI 4) 15 mars 2019-Rrëshen, e divorcuar dhe pa punë, i refuzohet ndihma ekonomike.

Martina Jaku, banore e Rrëshenit, e divorcuar dhe me një fëmijë të sëmurë 6 vjecar, nuk përfiton ndihmë ekonomike, pasi ka deklaruar së ka një televizor dhe një frigorifer.Martina është trajtuar për disa muaj me fondin 6% të bashkisë Mirditë. Me 27 mijë lekë të vjetra, mund të blejë vetëm ilace për djalin, ndaj kërkon një punë.Në sektorin e ndihmës ekonomike në bashkinë e Mirditës e njohin problemin e Martina Jakut dhe thonë, se për vitin 2019 mund t’i shtojnë vetëm 3 mijë lekë të vjetra, derisa të gjejë një punë.Në zyrën e punës shprehin angazhimin për t’i gjetur Martinës një punë 4-orëshe.Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe, shprehet, se ky rast duhet të trajtohej me ndihmë ekonomike, sipas saj, sistemi i ndihmës ekonomike është korruptiv dhe askush nuk e shpjegon sistemin e pikëve.Pampuri thotë, se ky sistem nuk është i bazuar në minimumin jetik.

Deputetët “tradhtarë” të listave, që bënë betimin.

Në prag të protestës së rradhës të opozitës shqiptare,Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur për deputetët “tradhëtarë”, që bënë betimin dhe morën mandatin në parlament.Ata u përzgjodhën nga krerët e partive, të cilët menduan, se nuk do t’u vinte rradha kurrë për të marrë mëndatin.

Shijak, Stop dhe Fundjava bejne me shtepi te re familjen Norja!

Në fillim të muajit shkurt, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Norja në Shijak, që jetonte në kushte shumë të vështira.Anila Norja ka 3 fëmijë nga 10 në 14 vjec dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të katërt përpiqen të mbajnë frymën gjallë me 6 000 mijë lekë të reja në muaj. Shtëpia e tyre nuk ka banjo dhe ujë të rrjedhshëm. Një muaj e gjysmë pas transmetimit të apelit të familjes Norja, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”, e kanë bërë atë me shtëpi të re.

Të Fundit