STOP – EMISIONI 140 (SEZONI 3) 16 mars 2018

Hitparade i absurdit shqiptar

Në Elbasan një kabinë e energjisë elektrike ka zënë troturarin, ku duhet të kalojnë qytetarët.Flamuri i rilindjes i ka hyrë në punë një gruaje si veshje, në vend të fundit.Në fshatin Kalias Kukës disa burra janë duke u përpjekur të mbajnë shtyllën elektrike. Ura në Blush të Ersekës dhe fshatin Dritas është katandisur në rrezik për banorët. Janë këto disa nga videot, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

 

Lezhë, fabrika jashtë funksionit nga lidhja monofazë, Stop zgjidh problemin.

Aleko Smaci, nga fshatin Pllanë i njësisë administrative Zejmen, Lezhë, ankohet në emisionin “Stop” se për shkak të një problemi të energjisë elektrike, fabrika e tij e përpunimit të pandoflave ka dalë jashtë funksionit.

“Sot kjo fabrikë është jashtë funksioni sepse e para është ndërtuar në vitin 1998. Deri në vitin 2002 ka qenë më një matës energjie 37.5 kW trefazor. Ky është transformatori që unë e kam blerë në vitin 1998, 2 milionë lekë doraz. Kam paguar dhe kontratën 1 milion e 280 mijë lekë, më datë 09.12.1998. Në vitin 2015 më është djegur matësi i energjisë elektrike trefazor dhe bëra kërkesë te OSHEE Lezhë. Erdhën dhe vendosën automatin e ri trefazorsh. Në Shtator të vitit 2017 erdhën të më vidhnin transformatorin. Nuk arritën ta vidhnin, por morën kabullin bashkë me të gjithë matësin e energjisë elektrike”.

Denoncuesi rrëfen se e ka çuar çështjen në Prokurori dhe ka kërkuar pranë OSHEE Lezhë t’i vendoset një matës i ri trefazorsh, ku i thanë se prej vitit 2007 në sistem ka kaluar në monofazë për shkak të një gabimi.

“Sistemin e kanë bërë ata, s’e kam bërë unë. Gabimi është i tyre dhe thonë që është gabim njerëzor që është futur në monofazë. Për çfarëdo lloj pune që do të bëhen në këtë fabrikë, kujtdo t’ia jap me qera, duhet linja trefazorshe. Ato më kërkojnë që të paguaj edhe një herë kontratën 1 milion e 280 mijë lekë, ndërkohë që unë linjën e kam, transformatorin e kam. Pse ta paguaj edhe një herë këtë kontratë për një matës energjie kur e kam paguar në 1998?”, shprehet pronari i fabrikës.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua OSHEE Lezhë për të pyetur rreth kësaj çështjeje, por e vetmja gjë që gjeti ishte indiferentizmi, mungesa e administratës, si dhe 2 orë pritje.

Pas këmbënguljes së gazetares, inxhinieri Besmir Sherri shprehet se ky institucion është në dijeni të situatës dhe do ta zgjidhë.

“Jemi në dijeni të rastit të Aleko Maçit, që i është vjedhur matësi i energjisë elektrike. I është kërkuar të sjellë disa dokumente shtesë, të bëhet edhe një verifikim i sotëm që të marrë zgjidhje”.

Por “Stop” nuk u mjaftua me kaq dhe u interesua te zyrat qendrore të OSHEE, ku drejtori për median, Ardian Kola deklaroi zgjidhjen dhe ndëshkimin e punonjësve, që shkaktuan sorollatjen e qytetarit.

“Pas interesimit nga ana e ‘Stop-it’, bëmë verifikimin në terren dhe një verifikim me fotografi e procesverbal. Problemi u zgjidh, duke i vendosur matësin abonentin dhe momentalisht po vendosen edhe pajisjet e tjera që të bëjë në fund pikën e lidhjes dhe furnizimin me energji. Ky është edhe një objekt i tajtimit si çështje nga ana jonë, përsa i përket punonjësve të agjencisë Lezhë për të parë vonesën e zgjidhshmërisë së këtij problemi”.

Denoncuesi falenderoi emisionin “Stop” për zgjidhjen e problemit të tij, duke i uruar suksese të mëtejshme.

 

Pamundësia e Elonës për të ecur, zgjidhet fizioterapia dhe strehimi.

Në muajin janar “Stop” transmetoi rastin e Elonës së vogël, e lindur me probleme në shtyllën kurrizore, që i bën të pamundur ecjen.Pas shumë përpjekjeve, kemi mundësuar sjelljen e familjes Collaku nga Korca në Tiranë, pagesën nga ana e bashkisë të bonusit të strehimit për një vit dhe mbi të gjitha, paketën e seancave të nevojshme të fizioterapisë, siguruar nga Spitali Amerikan.

 

Të Fundit