STOP-EMISIONI 14 (Sezoni 9) 21 Shtator 2023 ”Varem, une po t’i japim leket”, betimi i zyrtarit per nje vendim gjykate.

Jemi ndalur në qytetin e Lezhës për problemin e qytetarit Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9 vjecare “Pashko Vasa”, Shkodër, i cili në vitin 2020 është liruar nga detyra.Dritani tregon, se prej 22 vitesh, ka punuar në arsimin shqiptar. Pas lirimit nga detyra, Dritani i është drejtuar gjykatës dhe në vitin 2023, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur, që Dritan Gega të dëmshpërblehet me 12 paga dhe ky vendim është titull ekzekutiv. Z.Gega thotë, se drejtori i Drap Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen, se cështja është apeluar. Dritan Gega ka tre fëmijë të mitur dhe kërkon, atë, që i njeh drejtësia.

Lidhur me problemin e zotit Dritan Gega, ish drejtorit tw shkollws, qw fitoi gjyqin, por nuk i ekzekutohet vendimi, ne folëm me Drejtorin e Drap Lezhë, Hasan Muça dhe punonjësin e burimeve njerëzore, Pashk Alia, të cilët e interpretojnë sipas oreksit të vet vendimin e gjykatës.Majde Alia thotë, se pranon të varet, nëse ky ekzekutim është i ligjshëm.Ne biseduam edhe me përmbaruesin gjyqësor privat, i cili u shpreh, se vendimi. Madje ai ka bërë dhe një kërkesë për masë administrative ndaj Drap Lezhë, që nuk po ekzekuton vendimin e gjykatës.Lidhur me këtë situatë avokatja Eda Grimci thotë, se vendimi në fjalë është me ekzekutim të përkohshëm, pasi është titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet menjëherë.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është shfaqur me bukë misri e kos në parlament. Ai tha, se kaq mund të hajë e ëma pensioniste me shumën mujore të pensionit. Një shtetas kinez ka qenë duke ngrënë spageti me shkopinj në një restorant në Itali. Por kamarieri i ka zgjatur një pirun, duke i thënë, se ishte në Itali dhe jo në Kinë.

Të Fundit