Denoncimi i rradhës në emisionin “Stop” vjen për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.Shqiponja Brahja,një sportiste elitare dhe 15 vjet Kampione kupe, tregon, se këtë muaj mbahet Kampionati Botëror fillimisht e kishte emrin në listë, për të marrë pjesë. Lista vajti,fondi erdhi dhe Shqiponja nuk u fut në grumbullim, me pretekstin se është e madhe në moshë, apo nuk arrinte peshën.Për këtë problem iu drejtua Presidentit të Federatës, i cili i tha, se kështu ka vendosur Këshilli i Trajnerëve, dhe Kryesia.Kreshnik Leka, president i klubit Teuta shprehet, se në këtë rast është bërë një padrejtësi.Ndërsa Theodhor Maslaveci, thotë në materialin e xhiruar, se kur të kthehet nga kampionati, do t’i japë Shqiponjës 200 mijë lekë për kafe…
Ish ministri Damian Gjiknuri, njëherësh bashkëkryetar i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore deklaroi sot, se është i gatshëm të tërhiqet, nëse PD-ja e njeh këtë komision. Nga ana tjetër, në foltoren e parlamentit, deputeti Lefter Maliqi, recitoi vargje, që sipas tij i shkojnë përshtat këtij kuvendi.
Në 6 shtator “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Eduard Hoxha. Ai jeton në fshatin Spathar 2 km larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri, që ndodhej në kodër, shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë. Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.Pas transmetimit të rastit, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë, duke heqër me mjetet e saj bunkerin nga oborri i Eduard Hoxhës.