STOP – EMISIONI 14 (SEZONI 2)

Joshja nga plehrat e kryeministrave tanë.
Shoqëria civile protestoi sot para parlamentit kundër projekt-ligjit për importin e mbetjeve urbane, ndërsa deputetët debatonin mbi këtë projekt. Në fakt një historik mbi cështjen e importit të plehrave nxjerr në pah se të gjithë kryeministrat nga Nano tek Rama janë joshur nga plehrat. Shefi aktual i qeverisë Rama tha në foltoren e Kuvendit, se ligji në fjalë nuk kërcënon, por në të kundërt stimulon zhvillimin e kësaj industrie, që ka punësuar 3200 punonjës.

 
Burrel, shkarkimi i padrejtë nga puna i infermieres Albana Likaj.
Albana Likaj , një infermiere në qytetin e Burrelit, denoncon shkarkimin e padrejtë nga puna. Ajo thotë, se ka marrë shkresë pushimi nga drejtoresha e shëndetit publik Drita Lalaj me motivacionin e mungesave. Por në një ballafaqim mes të dyjave, drejtoresha thotë, se i duhej një arsye e shkruar, ndaj dhe shënoi cështjen e mungesave.Kjo deklaratë e regjistruar, nxjerr bllof titullaren e institucionit.
 

Libra shkolle që mungojnë, ose blerje më shumë se lista.
Stop është ndalur në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku nxënësit e klasave të 10-ta kanë blerë më shumë tekste shkollore, sesa janë afishuar në shkollë, duke thënë, se janë porositur nga mësuesit. Anila Alliu, specialiste për kurrikulën në Drejtorinë Arsimore të Tiranës shpjegon, se me një urdhër të 2 shtatorit, nxënësit nuk duhet të marrin tekste përtej atyre, që ka afishuar shkolla. Ndërsa në shkollën e nxënësve, që nuk shikojnë, mungojnë librat e posacëm për klasat e 6-ta dhe të 7-ta.Vec kësaj, në këtë institucion është përgjysmuar edhe fondi nga 140 milionë lekë të reja në 70 milionë, për shkak të ping-pongut me varësinë.

Të Fundit