STOP-EMISIONI 139(Sezoni 6) 18 Mars 2021- Sarande-denoncimi/ Drejtori i spitalit dhunon ish vjehrren, zvarritet hetimi. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 139(Sezoni 6) 18 Mars 2021- Sarande-denoncimi/ Drejtori i spitalit dhunon ish vjehrren, zvarritet hetimi.

Jemi ndalur në Sarandë, pasi një qytetare, Adelina Luca, denoncon ish-dhëndrin, se e ka dhunuar. Ajo thotë, se edhe prokurori ka zvarritur hetimin. Vajza e zonjës Adelina është divorcuar me ish-bashkëshortin e saj, dy vjet më parë, pas një martese 10-vjecare.Shkak është bërë një lidhje tjetër e tij, që sot është kurorëzuar në martesë.Kjo ka sjellë konflikte mes vajzës, mamasë së saj dhe të akuzuarit.Më 27 janar 2021, Erjon Dhroso, ish-dhëndri dhe drejtori i spitalit Sarandë, i hyn zonjës Adelina, në biznesin e saj dhe i vë duart në fyt dhe e dhunon, pasi sipas tij, zonja Adelina i kishte prerë rrugën, ose kishte fyer vajzën e tij.E dhunuara, e kallëzon në polici dhe policia ia referon rastin prokurorisë së Sarandës. Ajo i ka kërkuar prokurorit Ilir Hoxha, informacion mbi aktin e dosjes së saj dhe raporti mjeko-ligjor, që është kryer në Tiranë dhe jo në Sarandë.Adelina ka pretendime, pse vepra penale nuk është regjistruar si dhunë në familje, por si plagosje e lehtë me dashje.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi këngën e Xhejmsit nga Fani i Mirditës, “Rama go”. Pak më vonë në një meme, që tregonte dialogun me veten Rama tha, se nuk ikën, pasi nuk ka mbaruar punë akoma.Më pas me të njejtën meme u përgjigj edhe kreu demokrat Basha, duke shkruar, se edhe vetë Rama do të votojë për Bashën në 25 prill.

Pas akuzueses Adelina Luca, emisioni “Stop” kontaktoi vetë prokurorin Ilir Hoxha, i cili nuk dha shpjegime, se pse nuk i merr pamjet filmike në biznesit të zonës, ku ndodhi ngjarja dhe pse nuk i përshpejton procedurat e hetimit.Avokati Elvis Turtulli, thotë, se legjislatori duhet ta rregullojë këtë situtatë me ligj, sepse ngjarje të tilla mund ta cojnë marrëdhënien në konflikte më të avancuara.Sipas tij, ish-vjehrri me ish-vjehrrën, duhet të futen në grupin e marrëdhënieve familjare dhe dhuna të quhet dhunë në familje. Nga ana tjetër, për këto raste, nuk mund të presim afatet hetimore, që të mos përshkallëzohet dhuna.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *