STOP-EMISIONI 139 (Sezoni 9) 14 Mars 2024- “Kemi larguar 10 fëmijë”, drejtuesit e çerdhes zbojnë 1-vjeçarin se qan

Besarda Mehmetaj, thotë, se ka një fëmijë 1 vjec, që e regjistroi në janar në cerdhen numër 3 “Dritë” në Kamëz. Ajo tregon, se e linte vetëm një orë fëmijën, pasi e thërriste edukatorja, duke i thënë, që po qante. Situata arriti deri në pikën, që edukatore Xhensila i thotë, se mund ta lerë në kopsht deri në fund të javës, pasi nuk merreshin dot me fëmijën e saj.Besarda thotë, se u detyrua të marrë një zonjë, që t’i mbante djalin, por nuk ia del dot.Me kamera të fshehtë, nëna e fëmijës takon drejtoreshën e cerdhes “Dritë”, e cila i thotë, që djalin ta mbajë në shtëpi, pasi nuk kanë se cfarë t’i bëjnë. Drejtuesja e institucionit, si pa të keq, përmend edhe 10 fëmijë të tjerë, që janë larguar, pasi edukatoret ishin të paafta për t’i mbajtur.

Për problemin e fëmijës, që nuk e mbajnë në cerdhen e Kamzës me pretendimin, se qan vazhdimisht, gazetarja e “Stop” i drejtohet institucionit dhe flet me titullaren dhe edukatoren. Të dyja e pranojnë faktin, që i kanë thënë nënës, që nuk mund ta mbajnë, pasi sipas tyre, Amari nuk eshte si fëmijët e tjerë. Kur gazetarja i kërkon titullares zgjidhje, ajo më arrogancë thotë, se këtë cështje duhet ta zgjidhë “Stop”-i.Më pas gazetarja iu drejtua Bashkisë Kamëz, konkretisht drejtorisë së cerdheve dhe kopshteve, ku titullari premtoi të marrë masa për stafin, edukatoren dhe drejtuesen e cerdhes dhe të zgjidhë problemin e sistemimit të Amarit të vogël.

Sot në vend u festua Dita e Verës, por kryefjalë e festës ishte Elbasani dhe Tirana.Aktivistët dhe atletët e organizatës së Njerëzve me Aftësi të Kufizuara Intelektuale, kanë bërë një thirrje përmes emisionit “Stop”,që të kenë mundësi të marrin pjesë në Kampionatin Europian për këtë kategori, që mbahet në Suedi në muajin qershor.Për këtë kërkohen donacione rreth 6500 $ për 4 atletë dhe 2 trajnerë.

s

Të Fundit