STOP-EMISIONI 138 (Sezoni 9) “250 mijë lekë dua unë”, infermieri lë ambulancën e bën kurse patente

Drejtuesi i Kujdesit shëndetsor Fier, Arbër Arapi, është shkarkuar nga detyra, pas transmetimit të emisionit “Stop”.Në kohën e punës, kur ai duhet të ishte në detyrë, pacientja e infiltruar e emisionit Stop, lidhet me doktor Arbrin, i cili punon në klinikën dentare Esel, në Tiranë.Pas këtij rasti, në redaksinë tonë ka ardhur një informacion, sipas të cilit, infermieri i ambulancës së Kreshpanit, Artur Yzeiri, abuzon me detyrën, duke bërë kurse për patentë në orarin e punës, e duke lënë banorët pa shërbim.Në fillim u ndalëm tek ambulanca, ku nuk ndodhej askush. Menduam, se infermier Turin, do ta gjenim në qendrën shëndetësore të Cakranit, por as aty nuk ishte. Ne folëm me infermier, apo instruktor Turin, i cili na la takim në Fier, për të folur për kursin e patentës.Pasi të bën guidë, Turi të udhëzon edhe për dokumentat, që duhen plotësuar, për të marrë patentën. Për këto shërbime ai merr 250 mijë lekë të vjetra.

Jemi në Jonufër Vlorë, pasi qytetari Fatmir Celoaliaj tregon, se është bërë viktimë e filialit Albtelecom Vlorë. Ai sot i detyrohet 100 milionë për një shërbim të paofruar linje telefonike dhe interneti dhe disa dokumenta të falsifikuar, të bërë në emrin e tij.Fatmiri me kamera të fshehtë, shkon në drejtorinë qendrore në Tiranë, ku takon juristen e Albtelecom. Kjo e fundit pranon, që shërbimi nuk është ofruar, pasi Albtelecom nuk ka linjë në Jonufër të Vlorës. Sipas juristes, është gjykata, që ka vendosur dhe duhet zbatuar vendimi i saj. Por përfaqësuesja ligjore e kompanisë, i sugjeron Fatmirit, të marrë një avokat të mirë për në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit ka rikthyer dosjen.

Gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj, është shkarkuar sot nga detyra nga KPK për shkak të procesit të vettingut.Edhe pse shkarkimi i tij është kërkuar në mënyrë urgjente edhe nga ILD, ai vetëm sot iku nga sistemi për të vijuar me proces ankimimi, që mund t‘i lejojë mbërritjen e kohës së pensionit.

Të Fundit