Menaxherët e lokaleve ankohen, se nuk gjejnë punonjës e konkretisht kamarierë. Ose edhe kur gjejnë, ata ikin shpejt. Por sot ju sjellim anën tjetër të medaljes.Kamarierët paguhen shumë pak dhe nuk kanë sigurime shoqërore, shëndetsore e kontrata pune.Erion Muça, ekspert karriere dhe Erald Pashaj, ekspert punësimi shprehen, se stafet e shërbimit janë ndër më të pakënaqurit, për shkak të kushteve të punës.Sipas tyre, sipërmarrësit kanë ngelur keq, sepse janë sjellë keq.Gladiona Dona, trajnuese dhe konsulente hotelerie, thotë, se së fundmi stafet po bëhen me shkollë, dhe duhet që edhe sipërmarrësit të trajnohen.Ne jemi ndalur në disa lokale dhe kemi takuar edhe menaxherët e tyre dhe kushtet, që ata ofrojnë, janë skandaloze.Për këtë problematikë iu drejtuam Zyrës së Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ku drejtori Ardit Shabanaj, ngriti një grup pune për kontrolle në terren. Pas inspektimit, Inspektoriati gjobiti subjektet në fjalë dhe u pezulloi aktivitetin, duke u lënë detyrë, që zbatojnë kushtet e të lidhin kontrata për punonjësit.
Lojrat e sotme të argëtimit të fëmijëve ndryshojnë kryekëput nga ato të dikurshmet. Ne kemi dalë në shesh me karrocë me kuzhineta dhe pyesim qytetarët, se cfarë ju kujton. Ata, që e kanë kaluar fëmijërinë para viteve 90, kanë shfaqur nostalgji e kanë bërë xhiro. Ndërsa të rinjtë, as që ia kanë idenë, se cfarë është ky objekt.
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. Vogëlushja nga Lezha vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune dhe ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vëndit Prindërit e saj janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk kanë asnjë mundësi për trajtimin e vajzës. Trajtimi i Malvinës kushton 20.000 € dhe duhet bërë jashtë vendit. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar 3 vjacren të jetojë dhe kanë hapur edhe një “gofoundme” për të mbledhur kontribute për këtë rast.